English

Turqi, rritet numri i viktimave nga tërmeti

Zyrtarët thonë se numri i të vdekurve nga tërmeti që ka goditur pjesën lindore të Turqisë, ka arritur në 570. Epiqendra e tërmetit të së hënës, me magnitudë 7.2, ishte në provincën Van.

Qendra qeveritare për menaxhimin e krizave thotë se 2,555 persona janë plagosur, ndërsa mijëra kanë mbetur pa strehë. Ekipet e shpëtimit në disa vende po vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuarit.

Në disa zona kërkimet janë ndalur dhe vëmendja është kthyer kah nevojat e të mbijetuarve, raporton RFE.

Deri më tash janë shpëtuar 187 persona, përfshirë dhe një djalë 13-vjeçar, i cili pas 108 orësh nën rrënoja, të premten ka dalë i gjallë.

KOMENTE