Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Kurban” i Edi Ramës mollë sherri në pritje të Panairit
English

“Kurban” i Edi Ramës mollë sherri në pritje të Panairit

Tiranë, 30 tetor 2011, NOA/ Irma Toptani – Kryefjalë në disa nga takimet e kryeministrit Berisha, libri “Kurban” i Edi Ramës, që lidershipi i opozitës ia kushton 11 viteve të udhëheqjes në Bashkinë e kryeqytetit, është bërë “molla e sherrit” mes Shoqatës së Botuesve dhe Shtëpisë botuese “Dudaj”. Shoqata e Botuesve deklaroi mbrëmjen e të dielës, se libri i Edi Ramës nuk është përjashtuar nga Panairi i Librit, që do të hapë dyert në Tiranë, nga datat 9 deri 13 nëntor. Shoqata e Botuesve shqiptarë hodhi poshtë akuzat e ngritura nga e përditshmja “Shekulli” për përjashtimin nga Panairi i Librit të shtëpisë botuese “Dudaj”, e cila pritet të nxjerrë në treg këto ditë, librin më të fundit të Edi Ramës, të titulluar “Kurban”. Kreu i kësaj shoqate, Petrit Ymeri sqaroi në një prononcim për mediat, se shtëpia “Dudaj” nuk ka pranuar të firmosë kontratën me organizatorët e panairit, një rregull, që ndiqet nga të gjitha shtëpitë pjesëmarrëse në këtë aktivitet. I pyetur, nëse ky debat lidhet pikërisht me botimin nga kjo shtëpi të librit të ri të Edi Ramës, Ymeri tha se, gjithçka është një spekullim mediatik, që sipas tij, bëhet për të promovuar librin e kreut të Partisë Socialiste. Gazeta shkruante sot se “Kurban” i Edi Ramës mund të mbetet jashtë Panairit të Librit, në të cilin do të marrin pjesë shumë shtëpi botuese vendase dhe ato jashtë territorit të Shqipërisë. Sipas gazetës, kjo vjen për shkak të një përplasjeje mes shtëpisë botuese “Dudaj” të drejtuar nga Arlinda Dudaj dhe organizatorëve të panairit. Në artikull, thuhet se përplasja ka një sfond politik, por pompimi, që gazeta i bën këtij skandali, zbehet, kur vetë botuesja Dudaj, nuk ka pranuar të komentojë lajmin, duke bërë me dije se ka hasur probleme, por që, sipas saj janë në rrugën e zgjidhjes. Përtej skandalit të përfolur nga gazeta, si një lloj i paprecedent i luftës politike në Shqipëri, libri “Kurban” i Edi Ramës ka qenë në qendër të vëmendjes edhe të kryeministrit Sali Berisha, i cili nuk ka ngurruar ta quajë atë, një libër vajesh për humbjen e Bashkisë së Tiranës. Madje kryeministri, i cili i ka vënë edhe një titull tjetër librit, “Kur hidheshin themelet e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës”, ironizoi pak ditë më parë duke thënë se kryesocialisti Edi Rama nuk ka kohë për reformat integruese, pasi shkruan libra. Shefi i opozitës Edi Rama publikoi pak ditë më parë në blogun e tij personal disa pjesë të librit “Kurban”, ku njëra syresh flet për mënyrën se si iu vërsul kryeministri Berisha nënës së tij, Anetës, duke i kërkuar të pranonte se i biri kurohej për skizofreni dhe se kishte dhunuar çdo grua, që njihte. Ja si shkruan Rama për këtë pasazh të rrëfimit të tij: “I’u qep Saliu nënës time, i ulërinte i çakërgjosur në emër të motrave dhe nënave shqiptare, të tregonte kush isha unë. Thuaju zonjë, që ke 10 vjet, që e kuron për skizofreni tët bir, e dimë mirë ne të dy, dhe ata kolegët tanë mjekë. Thuaju, si të rrihte yt bir dhe të nxirrte me këmishë nate. Tregoju të vërtetën, se si unë dhunoja gratë, sesi iknin të lemerisura nga shtëpia, kur unë u futesha në dyshek, shokëve të mi, se si i kisha thyer nofullat e bërë hundën gjak në publik gruas. Fol zonjë, dhe këtë ia kërkonte në emër të grave dhe të vajzave të Shqipërisë”, shkruan Edi Rama, në librin e tij më të fundit. “Kurban” është një rrëfim befasi i Edi Ramës, për mënyrën se si ai e ka parë Tiranën kur për 11 vjet e udhëhoqi, si qytetari i parë i saj. Rama rrëfen në librin e tij për Shqipërinë siç është dhe siç mund të jetë, për protagonistët e politikës dhe jetës publike, ashtu siç askush nuk i ka parë, por zbulon edhe vetveten siç nuk e njohim. Libri “Kurban” ende pa dalë në treg duket se do të jetë një nga botimet më të bujshme të Panairit të Librit, madje, duket të jetë zgjedhje, që ai po vjen enkas, si botimi më i ri i tij. mit/NOA

KOMENTE