Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një “Marie Kraja” moderne dhe plot surpriza
English

Një “Marie Kraja” moderne dhe plot surpriza

Tiranë, 30 Tetor 2011 NOA - Sallat e Akademisë së Arteve prej ditësh kishin nisur filluar të gumëzhinin nga provat e tenorëve, baritonëve, sopranove që, kanë mbërritur në Tiranë për të konkurruar në edicionin e 12-të të festivalit ndërkombëtar operistik, “Marie Kraja”. Ndërsa, mbrëmjen e së shtunës ishte jetë gati për natën e parë të këtij festivali.

Sipari u çel pikërisht këtë mbrëmje.

Dirigjenti i famshëm italian, Leonardo Quattrini, drejton edhe në këtë edicion, orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar, e cila shoqëron live të gjithë konkurrentët që do të interpretojnë, sigurisht, live, i ka mëshuar të njëjtit fakt.

“Është për t’u admiruar dhe vlerësuar shumë puna e organizatorëve dhe e Zana Çelës, që realizon në Shqipëri një festival të tillë, ndërkombëtar, në një realitet të tillë kur edhe në Italinë, që është djepi i muzikës lirike, operistike, nuk ka më askush vëmendjen për të sjellë në ekranet italiane të tilla kompeticione. Sepse ato tashmë janë zaptuar nga spektaklet komerciale, spektaklet për fëmijë dhe të rinj. Askush nuk mendon se duhet zhvilluar një eveniment i tillë”.

Quattrini ka vlerësuar, gjithashtu, punën e madhe që ka bërë orkestra, e cila duhet të shoqërojë plot 17 këngëtarë në plot 34 arie, që do të këndohen në të dy netët e këtij festivali.

Megjithë problemet që producentja ka hasur në parapërgatitje, duket se gjithçka ka shkuar në vendin e vet. Duket vërtet një sipërmarrje e madhe.

Janë rreth 34 arie të kënduara live nga veprat e mirënjohura botërore, të afro 300 vjetëve. Profesor Robert Radoja, drejtori muzikal i festivalit, ka theksuar se këta këngëtarë, të ardhur nga vende të ndryshme të botës, në natën e dytë të festivalit do të interpretojnë në skenë edhe këngë të tyre tradicionale, të cilat sigurisht do të jenë në konkurrim.

Sepse, dihet tashmë, që në “Marie Kraja” nuk mungojnë asnjëherë performancat artistike, që e bëjnë edhe më interesant këtë festival.

Bojken Lako, regjisori i këtij edicioni, sjell një imazh krejt të ri festivalit operistik ndërkombëtar “Marie Kraja”.

Me modestinë që e karakterizon, ai nuk pranon të bëjë shumë komente duke e përkufizuar në një fjali gjithë idenë e tij regjisoriale: “Po e sjellim “Marie Krajën” në një frymë më moderne”.

Producentja Zana Çela kishte menduar që krahas konkurrimit të 17 artistëve nga e gjithë bota, përgjatë dy netëve të festivalit, t’i bëjë një rekuiem traditës së muzikës operistike shqiptare.

Siç është kthyer tashmë në një traditë, do të nderohen edhe personalitete të muzikës shqiptare, të cilët kanë dhënë një kontribut të shquar në operistikën shqiptare.

Sigurisht edhe këngëtares, emrin e të cilës mban ky festival, që në këtë edicion të 12-të përkon të zhvillohet në 100-vjetorin e lindjes së saj.

Si çdo vit, edhe në këtë edicion, është një juri prestigjioze që do të gjykojë se kush prej 17 konkurrentëve do të dalë në finale dhe më tej, cilët prej tyre do të meritojnë çmimet e treta, të dyta dhe çmimin e madh “Marie Kraja”.

Më herët të premten në një konferencë për shtyp producentja e këtij evenimenti Zana Çela, regjisori - Bojken Lako, drejtori muzikal - Robert Radoja dhe dirigjenti italian - Leonardo Quattrini, dhanë para gazetarëve detajet e organizimit të këtij edicioni të radhës, që pritet të sjellë jo vetëm një garë të fortë, por edhe shumë elementë të bukur spektakolarë.

Producentja Zana Çela ka folur në këtë konferencë për një çmim të ri, që do të jepet nga sopranoja Inva Mula, në emër të fondacionit që ajo drejton “Hi Classic”. E pranishme në këtë edicion, si presidente e kësaj jurie, Inva Mula, rezervon surpriza të mëdha.

Vjen enkas për “Marie Krajën”, ndërkohë që ka qenë edhe në edicione të tjera, si kryetare jurie, pasi ka përfunduar shfaqjen e saj të fundit “Faust”-in, në Operën Nacionale të Parisit.

Kryetar i jurisë, edhe këtë vit, do të jetë sërish Luca Targeti, drejtori i Akademisë së La Scala-s. Ndërsa, anëtarë të jurisë do të jenë emra të njohur të botës operistike. Cecilia Gasdia është njëra prej tyre, që vjen në Tiranë me një famë mbarëkombëtare. Fama e saj nisi në moshën 20-vjeçare, kur fitoi Konkursin e Zërave të Rinj për Lirikën “Maria Callas”, më 1980-ën.

Në juri do të jenë, gjithashtu, dhe Nancy Rhodes, një nga regjisoret më të njohura të operave dhe mjuzikëll në Amerikë. Është themeluese dhe drejtuese e Teatrit të ri të Operës së Nju Jorkut; Giovana Lomazi, Zv.presidente e Shoqatës Lirike dhe Koncertore Italiane ASLICO, me qendër në Milano, organizuese e Festivalit evropian për këngëtarë të rinj lirikë, që zhvillohet në bashkëpunim me La Scala; Curro Carreres, i cili që nga viti 2008 është Drejtor Artistik i Festivalit të Murcias; Danuza Luknisova, një ndër këngëtaret më të njohura në Sllovaki, soliste e Teatrit të Operës të Sllovakisë për 20 vjet me radhë; si dhe Burhan Spahiu, një nga pedagogët më të suksesshëm të shkollës sonë të kantos. Njëkohësisht, një nga baritonët që ka realizuar me dhjetëra kryerole në Teatrin tonë të Operës.

z.h/a.k/NOA

KOMENTE