Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një serb përdhunon egërsisht vajzën e sëmurë
English

Një serb përdhunon egërsisht vajzën e sëmurë

Lipjan, 30 Tetor 2011 NOA – Zemërim dhe gjendje shoku ka shkaktuar në rajonin e Lipjanit, një ngjarje e pazakontë ndodhur atje, ku një shtetas serb ka përdhunuar egërsisht një vajzë gjithashtu serbe.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se ngjarja ka ndodhur dje në Lipjan dhe pas denoncimit të kryer nga prindërit e vajzës së abuzuar, është kryer arrestimi i të dyshuarit.

Burime zyrtare nga Policia e Kosovës i thanë agjencisë NOA se kanë arrestuar serbin 30 vjeçar, me akuzën e përdhunimit.

Nga hetimi doli se shtetasi serb ka sulmuar seksualisht viktimën femër serbe me të

meta fizike dhe në kushtet që ajo nuk mund të vetëmbrohej, e ka përdhunuar. Me urdhër te Prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, konfirmoi policia.

a.b/NOA

KOMENTE