Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 31 tetor 2011
English

Pasqyra e shtypit, 31 tetor 2011

Tiranë, 31 tetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e hënë, 31 tetor 2011.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “7 të preferuarat e kryeministrit”, i cili flet për firmat e biznesit, që sipas gazetës kanë mbështetjen e kreut të qeverisë. Disa tituj të tjerë: “Sot raporti i ri për videon Meta. Prokuroria: Hetim 3 ekspertuesve”, “Tryeza e drejtësisë, PD, akuza gjykatës dhe prokurorisë”,.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor; “Bamir Topi pritet vetëm nga PS”, i cili flet për turin e kreut të shtetit në disa qytete të Shqipërisë. Disa tituj të tjerë të faqes së parë të kësaj gazete janë; “Vetëflijohen burrë e grua në përvjetorin e vdekjes së djalit”, “Provimi i shtetit 9 mijë pyetje për 50 profesione”

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “OKB, përplasje Shqipëri-Serbi”, i cili flet për qëndrimet e ambasadorëve të vendeve respektive për çështjen e Kosovës. Tituj të tjerë të gazetës: “Edvin Murati: Ju tregoj të vërtetën për babain e Lorikut”, “Asambleja e PS, shkon në 250 numri i anëtarëve”

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor: “Konflikti për kreun e KLSH, Presidenca: Ja pse nuk u konsultuam me PD”, i cili pasqyron një reagim të këshilltarit të kreut të shtetit Afrim Krasniqi. Disa tituj të tjerë janë; “Panairi i Librit, përplasja që mund të lërë jashtë “Kurbanin” e Ramës”, “Blendi Fevziu: Ditari sekret me 7000 faqe i Enver Hoxhës”.

Gazeta “Panorama” hapet me argumentin kryesor të ditës: “Buxheti i ri, sa rriten pagat dhe pensionet”. Disa tituj të tjerë: “Helena Kadare: Flirti i Kadaresë me studentet kosovare dhe tradhtia me vajzën e një zyrtari të lartë”, “Programi i ri i PS, Beqja: Do rrisim taksat për të pasurit”.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin: “Burrë e grua pinë helm në një vjetorin e vdekjes së djalit” i cili flet për ngjarjen tragjike të ndodhur dje në Fier. Disa tituj të tjerë janë: “Presidenti shkon me Sali Shehun në Pukë, bojkotohet nga PD”, “Ekspertiza, Isa Çopa kishte çarje të kafkës”. Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. a.k/NOA

KOMENTE