Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
AKBN, masa administrative për 67 subjekte minerare
English

AKBN, masa administrative për 67 subjekte minerare

Tiranë, 1 nëntor 2011, NOA - Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore vendosi sot masa administrative për 67 subjekte minerare. Grupi i punës, i ngritur pranë këtij institucioni pasi ka shqyrtuar dokumentacionin që këto subjekte kanë paraqitur pranë AKBN-së, konstatoi disa shkelje qe lidhen me moszbatimin e ligjit minerar. 64 subjekte nuk kanë paraqitur planin vjetor të punës dhe informacionin vjetor financiar, dy subjekte u ka mbaruar afati i lejes minerare dhe nuk kanë paraqitur pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore asnjë dokumentacion. Ndërsa një tjetër subjekt është propozuar revokimi i lejes minerare për shkak se që nga marrja e lejes minerare nuk ka paraqitur asnjë lloj dokumentacioni. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore bën me dije se subjektet e gjobitura, menjehëherë pasi të vihen në dijeni të këtij njoftimi duhet të fillojnë procedurat për të paguar detyrimet dhe të merren masa në mënyrë që veprimtaria minerare e tyre të jetë në përputhje me plotësimin e detyrimeve dhe kërkesave ligjore në fuqi. Njëkohësisht, AKBN bën me dije se subjektet do të jenë në vëzhgim dhe objekt i kontrolleve të vazhdueshme. a.q/NOA

KOMENTE