Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arvizu: Partitë të angazhohen seriozisht për integrimin
English

Arvizu: Partitë të angazhohen seriozisht për integrimin

Tiranë, 1 nëntor 2011, NOA – Kur mazhoranca dhe opozita ende nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për nisjen e dialogut politik konstruktiv, ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu i ka bërë rishtas thirrje politikës shqiptare të angazhohet seriozisht në një proces dialogu konstruktiv, që do të përshpejtonte përmbushjen e 12 rekomandimeve të KE-së për integrimin e Shqipërisë në familjen evropiane. Ai theksoi se duhet të jetë pikërisht opinioni i KE-së frymëzuesi për axhendën e punës së qeverisë si dhe në nisjen e bashkëpunimit të saj me opozitën. Këtë apel, ambasadori i SHBA-ve e bëri gjatë një tryeze të rrumbullakët, të organizuar në kryeqytet, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të qeverisë dhe donatorëve ndërkombëtarë. Diplomati amerikan theksoi se Shqipëria aspiron integrimin në BE, dhe për të arritur këtë tha ai, duhen bërë shumë përpjekje. Ai u kërkoi partive politike të angazhohen në dialog politik me kundërshtarët, dhe të vënë si prioritet të axhendës reformat kyç, si reforma zgjedhore, funksionimi i shtetit ligjor kundër krimit të organizuar, lufta kundër korrupsionit, etj. Ambasadori amerikan vlerësoi progresin që Shqipëria ka bërë gjatë 20 viteve të tranzicionit, duke garantuar se mbështetja e donatorëve do të vijojë. mit/NOA

KOMENTE