Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Më 2012, Shqipëria rritje vetëm 1 për qind
English

Më 2012, Shqipëria rritje vetëm 1 për qind

Tiranë, 1 Nëntor 2011 – Vitin e ardhshëm Shqipëria duhet t’i thotë lamtumirë përqindjeve të larta të rritjes ekonomike sepse sipas parashikimeve të institucioneve ndërkombëtare financiare, më 2012 do të ketë një rritje ekonomike vetëm prej 1 përqind.

Këtë e bën të ditur Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në një raport të publikuar së fundi ku parashikon ngadalësim të rritjes ekonomike në vendet e Europës Jug- Lindore për shkak të ndikimit negativ të problemeve që ka eurozona.

Në lidhje me këtë konstatim, lind pyetja: A është realist parashikimi i fundit i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ( BERZH-it) për një rritje ekonomike të Shqipërisë, vitin e ardhshëm me vetëm prej 1 % më shumë se këtë vit?

Zef Preçi, ekspert i njohur në fushën e ekonomisë, Drejtor i Institutit të Studimeve Ekonomike mendon se në këtë parashikim ka realizëm, edhe pse ekonomia nuk është matematikë.

Ai thotë se parashikimi i BERZH-it mbështetet në faktorë të brendshëm që diagnostikojnë ecurinë ekonomike gjatë këtij viti dhe parashikojnë për vitin e ardhshëm. “Parashikim i BERZH-it reflekton zvogëlimin e kërkesës së brendshme, ngadalësimin e procesit të kredi dhënies, koston e madhe të parasë në situatën e zhvlerësimit të monedhës kombëtare, lekut, pakësimin e prurjeve financiare nga emigrantët dhe së fundi shkurtimin e investimeve publike. Të gjitha këto tregojnë që Shqipëria do të përballet gjatë një, dy apo tre viteve të ardhshme me një rritje ekonomike dukshëm më të ulët se në këto vite të fundit,” thotë Zef Preçi duke folur me radion DW.

Shifrat e rritjes ekonomike të Shqipërisë për vitin 2011 janë të ndryshme. Qeveria parashikon një rritje prej 4% , Banka Botërore 3,7 %,

BERZHI 3,3 % dhe FMN 2,5%. Me e larta ndër këto shifra është ajo nga qeveria dhe më e ulta ajo nga FMN. Për vitin e ardhshëm BERZHI parashikon një rritje ekonomike prej 4,2 % , pra vetëm rreth 1% më shumë se ky vit.

Ndikimi në Shqipëri i krizës në eurozonë

Në rritjen e ngadalshme ekonomike të Shqipërisë, luan rolin e vet edhe kriza në eurozonë në përgjithësi dhe ajo greke në veçanti. Pasoja më e dukshme është vazhdimi i uljes së dërgesave financiare të emigrantëve shqiptarë në këto vende.

“Kriza në ekonominë greke shtrirja e saj edhe në vende të konsideruara të fuqishme si Italia, por edhe në vende të tjera të BE ku jetojnë dhe punojnë emigrantë shqiptarë, ka sjellë uljen e mëtejshme të dërgesave monetare në Shqipëri. Kjo në një kohë kur qeveria është në limitet e borxhit publik, gjë që ia bën të pamundur rimarrjen borxhi dhe nga ana tjetër është e detyruar të shkurtojë shpenzimet publike dhe investimet publike, pra të shtyjë në kohë financimin e veprave të parashikuara “ thotë Zef Preçi.

Përdorim pozitiv i krizës – rritje e shkëmbimeve tregtare në rajon

Por në këtë situatë ekonomike që lidhet me zhvillimet në eurozonë ka hapësira edhe për zhvillime pozitive që mund të zbusin ndikimin e krizës greke dhe më gjerë. FMN sugjeron rritjen e produktivitetit që do të thotë rritje e punës, shtim të kapitalit dhe efiçencës ekonomike. Me fjalë të tjera rritje të aftësisë së popullatës në Shqipëri për të prodhuar më shumë me të njëjtën sasi kapitali dhe pune, nënvizon FMN. Në një vend të varfër si Shqipëria, arsyeton kjo organizatë financiare ndërkombëtare, është më e lehtë të rritet eficenca e punëtorëve në krahasim me një vend të pasur.

Por në zbutjen e pasojave të krizës aktuale të eurozonës veç rritjes së produktivitetit rol pozitiv luan edhe hapja e vendeve të reja të punës.

“Të gjitha politikat pro hapjes së vendeve të reja të punës dhe pro zhvillimi të bizneseve çojnë në zbutjen e pasojave të krizës. Këtë e tregon përvoja botërore e kapërcimit të krizave ekonomike. Ekonomia shqiptare karakterizohet nga zotërimi i sektorit privat në masën 80% . Kjo do të thotë se është i dobishëm kreditimi i ekonomisë, pasi krijon shanse për punësim por edhe më shumë kontribute në taksa” thotë Zef Preçi.

Ndërkohë zhvillimi i tregtisë së lirë në vendet e rajonit, lëvizja e lirë e njerëzve, kapitaleve, kulturave, krijojnë mundësi për shfrytëzimin e avantazhit të konkurrueshmërisë në tregjet rajonale. Kjo mund të sjellë një përdorim pozitiv të krizës të shprehur në rritjen e shkëmbimeve tregtare mes vendeve të rajonit.

KOMENTE