English

Qeveri – Donatorë, diskutohet situata

Tiranë, 1 nëntor 2011, NOA - Qeveria Shqiptare mbajti sot tryezën e rrumbullakët Qeveri-Donatorë, bashkëkryesuar nga Ministri për Inovacionin dhe TIK, Genc Pollo dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Arvizu, në cilësinë e kryetarit të radhës së Sekretariatit Teknik të Donatorëve. Aktiviteti mblodhi bashkë zyrtarët më të lartë të Qeverisë dhe komunitetit të donatorëve në Shqipëri.

Tryeza e Rrumbullakët Qeveri-Donatorë mbuloi çështje me rëndësi të përbashkët për Qeverinë dhe komunitetin e donatorëve. E tillë është arritja e reformave kyçe bazuar në agjendën qeveritare dhe progresin e arritur në zbatimin e Sistemit të Integruar të Planifikimit (SPI), si dhe kontributin e donatorëve në këtë drejtim.

Ministri Pollo përmblodhi arritjet kryesore dhe reformat që Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë gjatë vitit të fundit dhe impaktin e tyre në zhvillimin e vendit dhe procesin e integrimit evropian. Ai nënvizoi progresin e dukshëm, sidomos në zbatimin e SIP-it dhe ftoi donatorët të japin këndvështrimet e tyre për të dhe çështje të tjera në seksionin e diskutimeve.

Në fund, Tryeza e Rrumbullakët u fokusua mbi qeverisjen e mirë dhe masat e nevojshme për zbutjen e efekteve frenuese të krizës ndërkombëtare financiare në rritjen e ekonomisë shqiptare. Ky seksion përfshiu një prezantim të hollësishëm të zbatimit të SPI-së dhe progresin e arritur në lidhjen e buxhetit me ndihmën e huaj.

a.q/NOA

KOMENTE