Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Marksizmi, rrënim. Rama: Unë marksist si Obama e Sarkozy
English

Berisha: Marksizmi, rrënim. Rama: Unë marksist si Obama e Sarkozy

Tiranë, 2 nëntor 2011, NOA- Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë Kryeministri Berisha akuzoi kryesocialistin Rama se tentativat e tij për dëmtimin e sistemit ekonomik dhe fiskal të Shqipërisë nuk janë gjë tjetër veçse alternativë mjerane për rikthimin e doktrinës marksiste.

Duke iu referuar taksimit sipas modelit amerikan, të cilën e propozoi si pjesë të programit të ri politik shefi i opozitës Edi Rama, Kryeministri Berisha paralajmëroi lidershipin socialist dhe mbështetësit e tij se alternativa marksiste do të mbetet vetëm në mendjet e ithtarëve të tij.

“Ata le të merren me Marksin po të duan, por i siguroj se Marksi do të mbetet brenda selisë së tyre dhe nuk do të shëtisë më nëpër rrugët e Shqipërisë. Jo! Shqiptarët e kanë provuar më shumë dhe në mënyrën më të tmerrshme se gjithë të tjerët. Të dalësh sot me taksën progresive, në një kohë kur bashkinë e falimentove duke rritur taksat dhe e dorëzove si një institucion të falimentuar në rrafshin fiskal, atëherë më thoni se çfarë mund t’i bëjnë Shqipërisë politikat marksiste, përveçse rrënimit”, u shpreh Berisha.

Vetëm pak çaste pas fjalës së kreut të qeverisë, shefi i opozitës Edi Rama, në profilin në rrjetin social Twitter shkruan se, “Ne jemi me marksistët Obama, Merkel, Sarkozy e Cameron, madje edhe me marksistin Berlusconi. Kurse Saliu është me çunat e Bllokut të vet”.

Ndërsa më vonë në blogun e tij Rama shprehet se, “E më e shëmtuara në retorikën egërsisht primitive të Saliut është se nuk e ka asfare filozofik qëndrimin e tij, gjë që mund të thuhet për mbrojtësit e ndershëm të teorisë së taksës së sheshtë, po e ka tërësisht në funksion të rritjes së pasurisë të oborrit të tij. Pra s’ka hallin e Marksit ish- Sekretari fanatik i Enverit, po hallin e çunave të Bllokut të tij. Të cilëve u ka vënë në dispozicion sistemin fiskal të Shqipërisë dhe xhandarmërinë fiskale të qeverisë për t’i ndihmuar të bëjnë përditë nga një përshesh me taksën e ulur shesh e, më anë tjetër, të zhbëjnë punët e sipërmarrësve të tjerë, që nxirren me gjoba mafioze e shqelma pushteti nga tregjet e nga rrugët e konkurrencës”.

a.y/NOA

KOMENTE