Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fshehu në tavanin e makinës 72 kg drogë, kapet në port
English

Fshehu në tavanin e makinës 72 kg drogë, kapet në port

Vlorë, 2 nëntor 2011, NOA- (Update) Policia Kufitare në portin e Vlorës ka bërë të mundur bllokimin dhe sekuestrimin e 72 kilogramë lëndë e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Ngjarja në fjalë ndodhi mesditën e sotme gjatë kontrollit të automjeteve që do të niseshin me tragetin e linjës Vlorë-Brindisi, ku sasia e lëndës narkotike u gjet në që automjetin tip fugon Iveco me ngjyrë të bardhë, me targa AA 312 AD, në drejtimin e të cilit ishte shtetasi, Altin Deromemaj, 31 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten e tij E. D., 24 vjeç, lindur në Shushicë dhe banuese në Vlorë.

Nga kontrolli i automjetit, në pjesën e sipërme të tij u vërejt një modifikim i tavanit të makinës e cila përdorej për tendë, brenda të cilit u gjet dhe sekuestrua një sasi prej 72 kg lëndë narkotike e dyshuar si “Cannabis Sattiva” e mbështjellë me natriban të tejdukshëm dhe me ngjyrë kafe, e ndarë në pako.

Lidhur me këtë ngjarje u arrestua në flagrancë Altin Deromemaj i cili do hetohet për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, ndërsa mësohet se lënda narkotike ishte e destinuar për tu trafikuar në Itali.

a.y/NOA

KOMENTE