Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjermania rrëmben në Tiranë, kurorën e “Miss Globe 2011”
English

Gjermania rrëmben në Tiranë, kurorën e “Miss Globe 2011”

Tiranë, 2 Nëntor 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Producenti Petri Bozo ka organizuar mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, për të tetin vit me radhë konkursin ndërkombëtar të bukurisë, “Miss Globe”, organizuar nga Deliart Association.

Bëhet fjalë për konkursin e tretë për nga rëndësia në botë, i cili këtë vit solli në Shqipëri 42 bukuroshe nga vende të ndryshme të botës.

Mes etheve të një gare të fortë, mbi një skenë të ndriçuar dhe mbikëqyrur nga dy ekrane gjigantë, bukuroshet kanë sfiluar para publikut kryeqytetas.

Ato kanë performuar dhe iu kanë gëzuar shumë çmimeve të dhëna nga juria, e cila përbëhej nga personalitete të njohur ndërkombëtarë, drejtorë nacionalë dhe personalitete shqiptarë.

Ka mbërthyer fitoren, plotësisht të merituar gjermania, Stephanie Alice, 20 vjeçarja e ardhur nga qyteti Karlsruhe.

Biondja me sy blu, e gjatë 178 cm, me origjinë nga Polonia ka triumfuar kështu bashkë me dy shoqërueset: Miss Kolumbia, Eda Ferrin, shoqëruesja e dytë dhe Miss Sllovakia, Michaela Gasparovicova, shoqëruesja e parë.

“Është një gëzim I jashtëzakonshëm, duhet t’u telefonoj prindërve për tu dhënë lajmin e mirë”. -ka thënë fituesja teksa mbante lotët, e rrethuar nga konkurrentet e tjera, mikesha të reja të njohura gjatë ditëve të turit nëpër Shqipëri.

Skenës madhështore i është shtuar edhe interpretimi i çiftit të këngëtarëve, një nga më të suksesshmit dhe më të kilikuarit për këtë vit, Anjeza Shahini dhe Dren Abazi.

Ka performuar një nga hitet e saj edhe Flaka Krelani, ndërkohë që numri koreografik i realizuar nga balerinët e shkollës së baletit ka dhuruar gjithashtu shumë emocione.

Ndërsa surpriza e mbrëmjes ka qenë një bashkëpunim shqiptaro-italian, i realizuar enkas për këtë spektakël nga i famshmi Andrea Del Principe dhe këngëtari shqiptar Devis Xherahu.

Del Principe ka interpretuar një nga këngët më të njohura të tij, ndërkohë që përballë prezantueses Hygerta Sako nuk e ka fshehur dëshirën për të realizuar një recital në Tiranë.

Është përmbyllur kështu ky edicion, mes lotëve të gëzimit, fishekzjarrëve dhe bliceve të aparateve fotografikë, pas një konkursi që më shumë se i tillë ishte një spektakël i jashtëzakonshëm.

a.k/NOA

KOMENTE
  • Namik Skerja22:01 - 02 Nëntor 2011
    Qenka me te vertete shum e bukur!!!