Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Liqeni, me statusin e Parkut Natyror Rajonal
English

Liqeni, me statusin e Parkut Natyror Rajonal

Tiranë, 2 nëntor 2011, NOA - Bashkia e Tiranës po përgatit një projekt për të garantuar një mbrojtje ligjore për Parkun e Liqenit Artificial, duke i dhënë kësaj zone një status të ri.

Nënkryetari I Bashkisë së Tiranës, Edmond Panariti mbajti sot një takim për këtë çështje me ekspertë të njohur të fushës dhe përfaqësues të pushtetit qendror.

“Bashkia e Tiranës organizon sot këtë takim të zgjeruar konsultativ me grupet e interesit, për të garantuar mbrojtjen ligjore të Parkut të Liqenit Artificial dhe kjo bëhet nëpërmjet një statusi ligjor. Jam shumë i lumtur që në këtë takim janë të gjithë përfaqësuesit e grupeve të interesit, duke filluar që nga përfaqësues të pushtetit qendror, organizatat ambientaliste dhe përfaqësues të nderuar nga bota universitare dhe akademike”, u shpreh Panariti.

Në takim u ra dakort që, Parkut të Liqenit t’i jepet statusi i Parkut Natyror Rajonal, dhe për këtë u vendos që të nisin procedurat ligjore dhe administrative.

Me dhënien e këtij statusi, përcaktohen më saktë sipërfaqja dhe masat që do të merren për investimin dhe mirëmbajtjen e parkut. Statusi i Parkut Rajonal, krijon bazat për ruajtjen e ekosistemit nga ndotjet dhe ndërhyrjet abuzive si dhe ndihmon në zhvillimin e mëtejshëm të biodiversitetit në gjithë hapësirën. Propozimi, pritet t’i kalojë për miratim Këshilli të Ministrave.

a.q/NOA

KOMENTE