Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pack: Pesë vendet e BE të njohin Kosovën
English

Pack: Pesë vendet e BE të njohin Kosovën

Prishtinë, 2 nëntor 2011, NOA - Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack ka kritikuar vendet e BE-së duke theksuar se ato kanë dështuar në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Eurodeputetja gjatë vizitës në Kosovë theksoi se “NATO e bëri punën e saj në Kosovë duke e çliruar vendin, por pastaj dështuan ndërkombëtarët, duke lënë pas dore çështjen e pavarësisë së Kosovës”.

Pack tha se serbët nuk binden ta pranojnë pavarësinë e Kosovës, dhe sipas saj, këtë e tregojnë shembujt e fundit në veri të Kosovës.

Zonja Pack kritikoi BE-në se nuk ka bërë sa duhet për të ndikuar në pesë vendet anëtare, që kanë mbetur pa e njohur Kosovën.

“Ne kemi bërë disa gabime. Kur them ne, nuk mendoj për veten, por disa prej nesh. Mund ta përmendim emrin e Baroneshës Ashton, e cila si Shefe e Politikës së Jashtme nuk ka bërë sa duhet, që të ndikojë tek vendet. Është e pakuptueshme, që pesë vendet anëtare nuk kanë lëvizur më herët drejt njohjes” u shpreh Pack.

Ajo ka ndarë mendimet e saj për raportet e Kosovës me BE-në në forumin e Shkollës Politike, pjesë e Institutit të Prishtinës për Studime Politike, PIPS.

Eurodeputetja, ka inkurajuar të rinjtë të punojnë në ndërtimin e një shteti funksional, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjatë forumit, eurodeputetja ka lavdëruar performancën e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga në sytë e ndërkombëtare.

Rtk/NOA

KOMENTE
  • valare11:51 - 02 Nëntor 2011
    Doris Pach eshte me shqipetare se vet shqiptaret.I nderuari president qe perfaqeson gjithe shqipetaret te ndjeke shembullin e kesaj zonje te nderuar , dhe jo te flirtoje me Ramen .