Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Trupi i Zykije Bytyçit në SHBA, nuk dihet kur vjen në Ferizaj
English

Trupi i Zykije Bytyçit në SHBA, nuk dihet kur vjen në Ferizaj

Ambasada e Kosovës në Ankara të Turqisë, ka kontaktuar me kompaninë për të cilën ka punuar e ndjera Zykije Bytyçi, por zyrtarë të kompanisë vetëm sa kanë konfirmuar vdekjen e të ndjerës nga Ferizaj sepse nuk dhanë ndonjë informacion të qartë se kur do të kthehet trupi tek familja.

Lidhur me funeralin, burime zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës thanë për agjencinë NOA se ende nuk dihet se kur do të niset trupi i së ndjerës për varrim në Kosovë.

Sakaq zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme bëjnë të ditur se trupi i pajetë i kosovares Zykije Bytyçi, tashmë gjendet në bazën ajrore në Dover të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E ndjera Zykije Bytyçi nga Ferizaj ka punuar për një kompani të kontraktuar nga misioni i NATO-s në Afganistan. Ajo ishte në mesin e shumë viktimave që u vranë në një sulm terrorist në Kabul të Afganistanit, para disa ditësh.

KOMENTE