Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Wall Street Journal: Ndryshim i kufijve në Ballkan
English

Wall Street Journal: Ndryshim i kufijve në Ballkan

Shkup, 2 nëntor 2011, NOA - "Ekziston rreziku që ndryshimi i kufijve të Kosovës do të hapte Kutinë e Pandorës në Ballkan”, shkruan gazeta amerikane Wall Street Journal.

Evropa dhe SHBA-të me vite nuk kanë shprehur vullnet për të shqyrtuar ridefinimin e kufijve në Ballkan, për shkak të rrezikut nga konfliktet etnike dhe gjakderdhja, mirëpo kontesti i fundit midis shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë ka zbutur rezistencën e bashkësisë ndërkombëtare rreth kësaj ideje.

Kjo shkruhet në një shkrim të publikuar sot nga gazeta amerikane Wall Street Journal.

Sipas gazetës, me këtë do të mund të shmanget përkeqësimi i mëtejmë i situatës, pas dhunës, që ka shpërthyer këtë verë në pjesën veriore të Kosovës.

WSJ rikujton se ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit në Evropën Juglindore, Erhard Busek, ka qenë i pari, që ka përmendur konceptin e ndryshimit të kufijve, ndërsa më pas kongresisti amerikan Din Rorabaker ka propozuar shkëmbimin e territoreve dhe popullsisë midis Serbisë dhe Kosovës.

“Megjithatë, derisa këto ide mund të nxisin mundësinë e ndryshimit të politikës ndërkombëtare, ekziston rreziku, që ndryshimi i kufijve të Kosovës do të hapte Kutinë e Pandorës në Ballkan”, shkruan Wall Street Journal.

Sipas gazetës, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi duke parë këto pasoja të situatës ka theksuar se nuk do të ketë ndryshim të kufijve, por ai gjithashtu ka hedhur poshtë edhe idenë për dhënien e statusit special apo autonomi për serbët në Kosovë.

“Derisa ndryshimi i kufijve mund të shihet si rrezik, vazhdimi i situatës status quo është shumë i rëndë dhe është mëse e qartë se Beogradi dhe Prishtina mund të prodhojnë zgjidhje të reja”.

Gazeta amerikane përmend idenë e federatës midis Kosovës dhe Serbisë, një ide që siç thuhet ishte pasuar nga ministri serb Ivica Daçiç. “Derisa koncepti i federatës nuk do t’i pëlqente as Beogradit dhe as Prishtinës dhe mund të duket i rëndë për t’u zbatuar, një shtet federal nën kujdesin e plotë të BE-së do të bënte që të dyja palët të heqin dorë nga pozicionet ekstreme dhe të vazhdojnë të gjejnë kompromise kreative”, përfundon Wall Street Journal.

INA/NOA

KOMENTE