Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grabitja e statujave
English

Grabitja e statujave

Nga Gëzim Llojdia E vërteta shkoqur duhet thënë: s’ka më statuja, vend ka boll. Dhe sa për statuja s’ka përmbi tokë. Ndërsa toka jonë fsheh prej qindra vitesh, pothuajse një thesar. E vërteta qëndron dhe ne e dimë fare mirë se ne kemi pasur por ato u zhdukën. Nuk i zhduku vendi dhe as toka i përpiu as atje ku është dielli i paperëndishëm. I grabitën i vodhën, i trafikuan. 1. Karl Pasch, profesor i Universitetit të Vjenës, sjell një dëshmi të çuditshme. Kur vizitoi Plocën ai pa në oborret e banorëve statuja të cilat i përkisnin qytetit Ilir. E. Izamberti. K. Pachi dhe me vone Ugolini u tërhoqën me tepër pas mo­numenteve të shpërndarë ne fshat, neper shtëpitë e oborret. Karl Pachi duke gjetur ne Ploçe monumente të ndryshme arkeologjike, skulptura; mbishkrime, pjese arkitektonike te shumta e të rëndësishme. Skëndër Anamali: Kërkimet e bëra ne Plocë edhe ne vitet e pastajme, treguan se një pjese e monumenteve, qe shiheshin mbi sipërfaqe kishin qene gërmuar edhe me pare. Banoret pleq te fshatit i kujtonin ende gërmimet qe ka bere gjate vitit 1920 ushtria italiane, e cila kishte qëndruar mjaft kohe aty. Ata nuk morren vesh fare u zbulua, gjate këtyre gërmimeve, sepse materialet e gjetura u morren nga ushtaret italiane kur u larguan se andejmi. 2. Në lagjen Kala të Plocës së sotme rreth 650 m nga deti si pikë karakolli ende jetojnë rreth 6 familje. Banorët e këtyre familjeve sipas të dhënave dhe një identifikuesi disponojnë monedha si dhe figurina të ndryshme i përkasin qytetit Amantia. Deri në vitin ’90 në këtë pikë ka ekzistuar edhe një muze arkeologjik. Muzeu i vodh dhe u dogj në vitete91-92 ndërsa një italian dhe një shqiptar vodhën shumë objekte me synimin për ti dërguar përtej detit, por që u kapën dhe bënë burg. Shumë nga objektet që dispononte muzeu u morrin edhe nga banorët e kësaj lagje dhe ende sot ato objekte qëndrojnë padrejtësisht nëpër banesat e tyre me synimin për ti trafikuar. Ato objekte janë të paligjshme në banesat e këtyre banorëve. Gjëkundi nuk janë të kartelizuara. Në këtë formë të ekzistencës së tyre janë në pritje të ndonjë trafikimi të mundshëm. Po ju dëftej një rast Kur shoqëroja një grup turistësh Francës rreth 35 vetë, ndërsa isha në balla të kolonës dhe bëmë udhë për nga “Lëmi i Pecit” ku gjenden dy objekte njëri religjioz tjetri pagan , në fund disa gra të kësaj lagje u nxorën turistëve monedha dhe figurina duke u bërë shenjë me dorë për ti shitur. Nga identifikimi mësova se edhe në fshatin Amonicë ku gjenden dhe aktualisht disa varre apo banesa që i përkasin zonave të fundit të qytetit, disa banorë dispononin monedha. Njëri prej tyre i urti Viron Rama më premtoi dhe dorëzoi 10 monedha në muzeun arkeologjik të Vlorës. Të tjerët i ruajtën nëpër banesa për ti pasur si pasuri në ditë të vështira. Identifikova se një banorë që kishte pasur banesë pranë këtij qyteti antik, atje ku sot në përrua zë fill një vresht, banori i përket komunës Sevaster, kishte në banesë një statujë të madhe deri në 80 cm , statujë e cila mund të ishte hequr nga çezma, por edhe mund të ishte gjetur nga gërmimet në zonën:” Qafa e pazarit”. Në këtë zonë konstatova edhe një kolonë fare pranë tokës, madje gjysmë zbuluar të cilën e mbuluam , ndërsa potenciali aty ishte mjaft i pasur me gjetje arkeologjike. Ajo që më bënë të shqyrtoj disa herë këtë punë është se në këto site arkeologjike ka mbetur vetëm ato pjesë të atyre monumenteve të cilat për nga pesha dhe nga madhësia nuk mund të vidhen apo trafikohen sepse kërkojnë vinça të rëndë dhe punëtorë. Po aty në lagjen Kala ishte një statujë prej mermeri , gjysmë busti femre, një punim i shkëlqyer mermeri, që besohet se ka ardhur nga kavat disa km larg këtij vendi. Statuja ishte vendosur në shtrungën e një stalle, ndërsa ndiznin atje qiri banoret e vjetra. Përdora një skep për ta ngritur pa dëmtim për ta shpurë në një vend të sheshtë ku nuk mund të vidhej më. Madje edhe banorët duke e quajtur të shenjtë nuk i lejonin ta përvetësonin, ndërsa tentativa kishte pasur jo pak herë. Deri para viteve ‘90, një farë xha Aliu, burrë zakoni mblidhte çdo objekt dhe me kujdes e shpinte në muzeun në majë të kodrës. Për të përjetësuar këtë figurë , fshati i dha edhe një titull nderi. Kështu muzeu në majë të kodrës në lagjen kala ka pasur një pasuri arkeologjike të lakmueshme e cila u zhduk më pas. 3. Në zonën ë lumit të Vlorës, praktikohej kjo traditë. Mësuesit e historisë mblidhnin ose bënin ekspedita në të gjithë territorin e fshatit. Gjetjet i bënin publike dhe i vendosnin në muze. Njohja me vendlindjen bëhej kështu duke zbuluar edhe vendbanime apo varreza, që do të mund tu kushtohej shekujve të historisë. Sot nuk mund ta vërtitësh këtë bisedë sepse kjo traditë për grumbullimin e objekteve arkeologjike kudo, që gjendeshin është fshirë nga kujtesa. IMK që është institucioni i madh dhe me qendër në Tiranë dhe disa rrethe besoj se nuk e di që ka ekzistuar. Sa për komunarët janë gjithë sy e mëndje tek ndonjë tender qeverie. 4. Ka ekzistuar një zyrë arkeologjie, deri para viteve ‘90 në qendër të Vlorës, pranë teatrit “Petro Marko”. Ka pasur edhe një arkeolog. Deri në vitin 2000, më pas historia e saj nuk dihet. Të dy parqet arkeologjike bënë përpjekje në vitin 2006 për ta pasur këtë zyrë të tyre. Shkoi për dreq përpjekja sepse labirinti ishte kaq i ngatërruar sa që kjo zyrë nuk merrej vesh ishte e shtetit e apo privatit dhe ndërkaq duhej kërkuar nga Instituti i Arkeologjisë. Kjo zyrë sipas dëshmive ishte me objekte arkeologjike, thuhet u dorëzua , ku dhe ku është proces-verbali i dorëzimit?Po objektet e dorëzuara ku janë? Sot zyra është, po përse përdoret sepse për arkeologjinë ka 20 vjet që e ka bjerrur misionin e saj? Vetëm rreth 700 m larg saj janë trojet e Vlorjave dhe një banesë kur njëri nga këta pinjollë Eqrem bej Vlora mblodhi jo pak nga pasuria materiale arkeologjike e këtij qyteti. Ai dhe Dr arkeologjisë Yzeir Alimerko si dhe objektet, që sillte Leon Rei nga Apolonia e kthyen muzeun , në Skelë, ndër më të pasurit. Dhe duke gjezdisur nëpër libra historie nëpër fletët ditari gjetëm edhe këtë shënim të vogël, për kohë ne kësaj godine ka parë godinën lotët, që janë vesa e dhimbjes seç’ prej asaj dite kur ikën arkeologët që sollën aty dëshmit e tokës së tyre , pushtuesi i vuri zjarrin e shkrumbëzoi, qafiri dhe dhimbja e saj ishte e pamat se ikën dhe humbën shumë dëshmi, mirëpo ndërsa njeriu e ndjenë ajo shkrinë , humbet si hiri. Këtë hi ne e mbledhim sot, ku brenda tij është e gjitha, ku ne të shkruajmë sado pak një varg. Në atë godinë ku ishin gjetjet e Leon Rey. Neritan Ceka djali i arkeologut Hasan Ceka shprehet tek libri i tij “Apolonia. . . . ” më 1924 filloi gërmimet arkeologjike në Apoloni një mision francez i drejtuar nga Leon Rey. Rezultatet ishin mjaft premtuese me zbulimin e styoas, buleterionit dhe më pas të odeonit dhe bibliotekës. Një koleksion i rëndësishëm qeramike u krijua nga gërmimet në nekropol dhe u vendos përkohësisht në ndërtesën e Pavarësisë në Vlorë, ku u grabit nga ushtarët italianë në ditën e parë të pushtimit fashist. . . . ”Yzeir Ismaili bëhet drejtor i të parit muze arkeologjik. Sa kohë punoi Dr i arkeologjisë në ta parinë institucion, që kishte objektet arkeologjike më tepër ato të gjetura në kodrinën e qytetit antik të Apolonisë si dhe të qendrave te tjera ilire. Është një periudhë e zbardhur tashmë. Nga viti 1937 në vitin 1939 Yzeiri ishte drejtues i këtij muzeu arkeologjik. Në minierën e Selenicës është gjetur një statujë e çmuar , maket deleje. Kishte përmasa të vogla. Italianët e marrin dhe e nisin menjëherë drejt shtetit te tyre përtej kanalit të Otrantos. Drejtori i muzeut bëri një protestë të fuqishme. I kërkoi qeverisë, që të ndërhynte në mënyrë urgjente për të kthyer figurën e grabitur. Ndërsa konsullatës italiane i tha se kjo statujë duhej të rikthehej në qytetin e tij në muzeun e arkeologjisë. Ndonëse ai kishte studiuar në shtetin fqinjë nuk ju dorëzua kthetrave të vetmisë, Yzeiri nuk reshte të kërkonte pranë autoriteteve statujën e grabitur, që ishte dërguar përtej këtij vendi ndonëse ishte zbuluar në nëntokën e tij. Me mbledhjen e objekteve arkeologjike e ka ndihmuar edhe diplomati dhe eruditi Eqrem bej Vlora. Objektet arkeologjike u grabitën dhe u prishën. Gjatë kohës, që ka qenë drejtor i këtij muzeu është marrë me grumbullimin e objekteve arkeologjike , që ndodheshin nëpër institucione apo në banesat e qytetarëve. 4. Flitet për anije të mbytura në gjirin e Vlorës. Ekspeditat nxorën objekte arkeologjike, që mbanë deti ynë. Por shumë prej këtyre objekteve thuhet se i kanë në ambientet e disa lokaleve në Pashaliman. Shumë zhytës amatorë dhe të pa autorizuar kanë marrë mjaftë prej objekteve që gjenden nëpër anijet mbytura. Në Orik kur u gërmua autostrada e re , rruga që të shpie drejt portës së Pashalimanit nxori në dritë jo pak objekte arkeologjike të cilat ose u fshehën ose u zhytën në llumin e kënetës. Një banor sjell këtë dëshmi: Oriku i lashte gjendet i zhytur ne lagunën e vogël. Kur janë bere bonifikimet, eks’kavatorët bënin "kërdinë"; poça, relika, monedha, gurë etj etj. Ne perëndim te kënetës është gjetur varreza e lashte e qytetit (janë zbuluar rastësisht kur traktorët plugonin vendin për ta shndërruar ne tarraca) , për fat te keq ky zbulim përkoi me ardhjen e anarshise dhe shumica e tyre u bastisen e u shiten ne Itali e Greqi (relika te ritualeve te varrimeve, dhe shume terakota te hyjnive te vjetra). Një fakt që mblodha aty ishte se një mësues i quajtur L. K ka bërë gërmime në territoret që i përkasin Orikut të lashtë , ndërkaq ka mbledhur një numër të madh objektesh të cilave nuk u dihet fati. Shumë ish-nxënës të tij më shpjeguan gjetjet, që bënte mësuesi i tyre por, që nuk u dihet fundi objekteve. E thënë gati shkoqur kjo pasuri e kulturës së lashtë shkoi nuk dihet se për ku, por siguria shqyrton mundësinë e trafikimit të objekteve. Pyetja e thjeshtë është se ku janë objektet e nxjerra gjatë gërmimit ? 5. Zbulimet arkeologjike kanë nxjerrë në dritë shumë objekte arkeologjike. Ku ruhet aktualisht kjo pasuri kulturore është në pyetje e radhës? Sitet arkeologjike, Amantia, Orikum, Olympia, Cerja, Hadëraj, Treport, etj sot definohen vetëm nga objektet e mëdha të cilat nuk i shkulën dot nga vendi. Çfarë ka Amantia? Stadiumi, murri rrethues, bazilika dhe tempulli janë të ndërtuara nga gurë të mëdhenj të cilat nuk hiqen apo nuk janë të lehtë për tu transportuar. Gërmimet arkeologjike që janë kryer këtu janë transportuar në Tiranë fillimisht. Oriku ka vetëm teatrin, shkallët shkëmbore, puset e ujit, trak të murrit në det. Objektet e tjera s’dihen ku janë kandisur. Më shpjeguan se në muzeun e Apolonisë ka të sistemuara gjetje nga dy sitet e mëdha , dy qytetet antike. I ngritur në ambientet e Manastirit të Shën Mërisë, i cili mendohet të jetë ndërtuar në shek. XIII, Muzeu Arkeologjik i Apolonisë ka qenë një nga më të rëndësishmit në Shqipëri. Një muze me rreth 5 mijë objekte, mes të cilave statuja të rralla, gurë varesh, amfora e objekte të tjera arkeologjike, i ngritur në vitin 1958. Pas viteve ‘90, një pjesë e objekteve të Muzeut Arkeologjik të Apolonisë u shkatërruan ose u vodhën. Cfarë gjeta atje? Në muzeumin e Apolonisë kishte një musëndër druri , një grusht objektesh sa ç’janë veglat e shkollës për një nxënës të klasës së parë, aq për dy qytete antike. Ku janë objektet, më thanë i kemi shpurë në Tiranë. Vërtet gjenden atje? Cilat objekte të gjetura gjatë zbulimeve? Një komision parlamentarë shqiptarë duhet të nisë një veprimtari hetimi për këtë pasuri që iku dhe nuk merret vesh mirë ku shkoi, apo ku gjendet. Shumë objektet të mëdha dhe të vogla gjenden ende të fshehura nëpër qilarë apo banesa të qytetarëve, kjo pasuri e humbur që nesër mund të kontrabandohet jashtë vendit duhet ti kthehet muzeumeve të vendit. Kthimi dhe zbulimi i objekteve të grabitura, gjetura, dhurimi apo të tjera duhet të shkojnë në atë destinacion që i ka gjithë bota. Mbledhja e objekteve është do të duhej të mbetej detyrë e kësaj forcë (Task-forcë për trashëgiminë kulturore me 5 veta në shkallë vend dhe nga 1 specialistë në 5 drejtorit kryesore të qarqeve të vendit të veçantë )sepse policia e shtetit është e stërngarkuar nga punesat e saj. Banorët mbajnë padrejtësisht nëpër banesat e tyre një pasuri , që i përket gjithë shqiptarëve. Statujat e kanë vendin nëpër muzeume, si pasuri e trashëgimisë kulturore të kombit tonë. *Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve. Autori ka qenë: Drejtor i parqeve arkeologjike Amantia-Orikum

KOMENTE