Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jahjaga: Jo, ligjeve diskriminuese
English

Jahjaga: Jo, ligjeve diskriminuese

Gjakovë, 3 nëntor 2011, NOA- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga vizitoi sot shoqatën “Medica Kosova” në Gjakovë, ku me drejtueset dhe anëtaret e kësaj shoqate zhvilloi një bashkëbisedim të gjatë, duke u njohur me punën e tyre dhe duke u premtuar përkrahje të vazhdueshme atyre dhe grave në të gjithë vendin.

Nuk do të nënshkruaj asnjë ligj që do të jetë diskriminues dhe në disfavor të femrës në Kosovë, tha presidentja Atifete Jahjaga para grave gjakovare të tubuara në Shoqatën e gruas “Medica- Kosova”.

“Me qëllim të ndërtimit të një qeverisjeje transparente unë jam e përkushtuar që të mbështes hartimin e rregulloreve dhe të ligjeve me qëllim që të vijë në shprehje potenciali i grave në shoqëri dhe do të kthejë ligjet të cilat nuk e respektojnë një parim të tillë”, u shpreh ajo

Me këtë rast presidentja vizitoi edhe Qumështoren në Brekoc e cila do të filloj punën këto ditë, ku do të punësohen 15 gra kryefamiljare.

a.y/NOA

KOMENTE