Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ligji për mbetjet, Kuvendi pritet të rrëzojë dekretin e Presidentit
English

Ligji për mbetjet, Kuvendi pritet të rrëzojë dekretin e Presidentit

Tiranë, 3 nëntor 2011, NOA/ Irma Toptani – Ndërkohë që ambjentalistët kanë thirrur sot një protestë popullore për ndalimin e miratimit të ligjit mbi menaxhimin e integruar të mbetjeve, deputetët e mazhorancës në Kuvend pritet të hedhin poshtë në seancën plenare, dekretin e Presidentit të Republikës, për rishqyrtimin e ligjit, në nenin për importin e mbetjeve.

Ndryshe nga ligjet, që kërkojnë shumicë të cilësuar votash me 3/5, pra edhe konsensusin e opozitës, dekreti për ligjin mbi menaxhimin e mbetjeve mund të rrëzohet me 71 vota, duke kërkuar dorazi, vetëm votat e mazhorancës.

Për këtë qëllim, mazhoranca ka apeluar, që të mos mungojë asnjë deputet i saj në sallë, me qëllim, që ligji i shpallur me rëndësi jetike nga kryeministri Sali Berisha, të miratohet.

Ligji për mbetjet, ka ndezur indinjatën e intelektualëve dhe ambjentalistëve në vend, që deklarojnë se importi i plehrave do ta shndërrojë Shqipërinë në “Republikë plehrash”.

Ky ligj u kthye në Kuvend për rishqyrtim, nga Presidenti Topi, për shkak të nenit për importin e plehrave, i cili sipas Kreut të Shtetit bie ndesh me objektivin e krijimit të ligjit, pakësimin e deri asgjësimin e plehrave në vend.

Nisur nga kthimi i ligjit, kryeministri Sali Berisha e akuzoi rëndë Presidentin se po përdhos Kushtetutën e vendit, me qëllim të mbledhjes së votave për partinë e tij.

Duke e bërë pjesë të togfjalëshit “Aleanca e plehut”, kreu i qeverisë e akuzoi Presidentin se po punon kundër mazhorancës, nga e cila ka dalë në krye të herës, për të vënë në jetë projektin për ardhjen në pushtet të kryetarit të opozitës.

Ndërkohë, po sot pritet që mazhoranca të rrëzojë edhe dekretin për emërimin në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit të ish-deputetit demokrat Sali Shehu, i propozuar për këtë post nga Kreu i Shtetit.

Pas rrëzimit në Komisionin e Ekonomisë, ditën e martë, sot pritet, që dekreti i Presidentit të rrëzohet edhe në seancën plenare, që është lajmëruar të nisë në orën 10.00, dhe për këtë do të duhet një votim i thjeshtë.

Në rendin e ditës të seancës së sotme të Kuvendit janë gjithashtu: miratimi i kalendarit trijavor të punimeve të Kuvendit për periudhën 7 - 25 nëntor 2011; projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin e konventës së vitit 1979, “Për ndotjen ndërkufitare të ajrit në distancë të largët për të pakësuar acidifikimin, eutrofikimin dhe ozonin në shtresën e poshtme të atmosferës”; projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjë Hercegovinës për zgjidhjen e borxhit të Republikës së Shqipërisë për shlyerjen e shumave në llogarinë e shkëmbimit të mallrave ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe ish-Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë”; projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004 “Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë” të ndryshuar” si dhe projektvendimi “Për shqyrtimin dhe miratimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10.233, datë 11.02.2010 “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”.

Në seancën e sotme të Kuvendit janë lajmëruar edhe dy interpelanca me ministrin e Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, e kërkuar nga deputetja socialiste Arta Dade dhe me ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani, e kërkuar nga deputeti i PS-së, Gazmir Bizhga.

Në fund të seancës deputetët do të diskutojnë për tema të ndryshme jashtë rendit të ditës.

mit/NOA

KOMENTE