Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ëndrra për modele, e ndan nga familja dhe e çon në spital
English

Ëndrra për modele, e ndan nga familja dhe e çon në spital

Desenzano, 4 nëntor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Dy bashkëshortë shqiptarë janë denoncuar në polici nga vajza e tyre për keqtrajtim dhe rrahje.

Vajza e çiftit në moshën 18 vjeçe, ka treguar në polici se është rrahur me degën e një peme dhe se ka qenë viktimë e sulmeve fizike dhe psikologjike nga prindërit e saj.

Sipas dëshmisë së vajzës i ati i thoshte vazhdimisht, “Uroj që të vdesësh, ti je shkatërrimi im”.

Për të filluar sulmet dhe goditjet ndaj vajzës ka shërbyer dëshirat e saj për tu bërë modele, ngjarje që fillon në nëntor të vitit 2010.

Pas denoncimit të vajzës, Prokuroria e të Miturve largoi nga familja vajzën 18 vjeçare, po jo dy vëllezërit e saj të cilët vazhdojnë të jetojnë me prindërit e tyre.

Ndërkaq sipas policisë thuhet se vajza do qëndrojë në spital për pesë ditë në mënyrë që të rimarrë veten, ndërsa ndaj dy prindërve do jetë gjykata e Brescias që në 26 majin e ardhshëm do të gjykojë veprimet e tyre.

a.y/NOA

KOMENTE