Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fondi komb për kombin pa fonde!
English

Fondi komb për kombin pa fonde!

Nga Behxhet Sh. Shala E ardhmja e së kaluarës: Adem Demaçi për “ patriotët “ apo Baca Adem për idealistët që përkthyer në shqip janë budallenj është njeri bukur interesant. Në vend se të bëhet shkrimtar i regjimit titist i cili pastaj do të kandidohej edhe për Çmimin Nobel për letërsi, hyri llugave dhe bungajave duke hyrë në luftë me Jugosllavinë e Titos , ndryshe njërin prej shteteve më militarist në Evropën e pasluftës. Ivo Andriq e fitoi Çmimin Nobel në po këtë Jugosllavi. Si ideolog i ndërtimit të shteteve sipas parimit të spastrimit etnik! Në kohën kur mungonte guximi politik , intelektual dhe qytetar, Baca Adem, me shkrimet e tij bënte përpjekje t’u hapte sytë shqiptarëve, t’ua ndriçonte rrugën drejt lirisë dhe bashkimit kombëtar dhe njëkohësisht të dërgonte porosi te faktorët vendimmarrës ndërkombëtarë. Përpjekjet e tij për organizimin e rezistencës ngjanin në luftën e Don Kishotit me mullinjt e erës apo të Sizifit. Llogaritej si një kamikaz apo samuraj idealist që ka vendosur të bëjë hara- kiri mirëpo doli se ishte vizionar që me saktësi parashikoi zhvillimin e proceseve politike përkatësisht shkatërrimin e Jugosllavisë! Dikush edhe sot e qanë me lot shkatërrimin e Jugosllavisë. Dje ishin besnikë të Titos, sot janë aziluar të relaksuar në institucionet e Republikës së Kosovës. Si këshilltarë, drejtorë, zëvendësministra, ambasadorë e çka jo tjetër! Përmbajtjen projugosllave e kanë kamufluar me identitet europian! Dhe duhet pranuar se po jetojnë shumë mirë! Materialisht, në radhë të parë sepse ky është motivi përcaktues për angazhimin e tyre. Hiç motivin patriotik! Përveç Adem Demaçit që karrierën politike e filloi si qiri, për të bërë pakëz dritë për t’u shndërruar pastaj në cung që e mbanë gjallë një kohë të gjatë zjarrin e atdhedashurisë mund të llogaritet ndoshta edhe paradoks i llojit të veçantë por kontributin në fushën e patriotizmës shqiptare e ka dhënë një malazez, Radovan Zogoviq! Shumica e shqiptarëve të asaj kohe që dinin shkrim- lexim e që ishte parakusht për të punuar në gazetari apo për të shkruar romane për udhëheqësit shqipfolës nuk kanë kontribuar as sa një rresht i vetëm i këngës për Ali Binakun! Gjatë vuajtjes së dënimit në burgjet e ish Jugosllavisë, Baca Adem na mësonte se nuk ka sakrificë që nuk ia vlente të bëhej për atdheun, popullin shqiptar dhe për mbarë njerëzimin! Dukej se këto fjalë dhe këshilla i thoshte edhe gjatë ndejave me miq , të njohur por edhe kundërshtarë në intermecot midis burgjeve. Përbuzej, fyhej, nëpërkëmbej, nënçmohej por asnjëherë nuk hidhërohej sepse e kishte të qartë misionin që i kishte caktuar vetes në shërbim të popullit dhe lirisë! Më kujtohet një rast një një të pame në Llap kur një hoxhë apo haxhi e akuzonte Bacën se e ka marrë në qafë rininë duke e futur nëpër burgje të Jugosllavisë për gjëra që nuk i dilen në krye! Baca këtij njeriu që nuk kishte lidhje fare me fenë i tha të njëjtat fjalë që na thoshte të burgosurve politikë nëpër burgjet e ish Jugosllavisë. Me fjalë të buta dhe shumë i qetë! Në kohën kur “ presidenti historik” organizonte “ rezistencën” duke u nënshtruar dhe duke frikësuar popullin nga çfarëdo rezistence që nënkupton viktima, Baca Adem sulmohej si aventurier dhe njeri që burgu e ka lënë me pasoja prandaj ka prirje për situata konfliktuoze dhe aksidentale! Kur UÇK pati rënë në komë, Baca u bë infuzion për ringjallje duke hapur Zyrën e UÇK në gojën e ujkut ( Serbisë ) në Prishtinë! Kur ne “ patriotët “ shkuam pas popullit për të organizuar rezistencë nëpër kafeteritë e Tetovës, Shkupit, Strugës, Gostivarit dhe në qytetet e tjera të Shqipërisë etnike,e akuzonim Bacën se e ka mirë me serbët pasi lirisht po shetit rrugëve të Prishtinës dhe nuk po e vret askush! Holbruku dhe Gelbarti e pushkatuan politikisht sepse nuk e pranonte kualifikimin e tyre se UÇK ishte organizatë terroriste! Ai thoshte se UÇK ishte ushtri çlirimtare. Edhe “ presidenti historik” me filozofinë e tij politike të nënshtrimit ishte në valë të njëjta me Gelbardin dhe Holbrukun! Kur kundërshtonte Konferencën e Rambujesë, Is Kadare i mbushi pushkën ndërsa Vet Surra e pushkatoit publikisht në gazetën e tij private! Sepse , Adem Demaçi qenka kundër krejt botës! Ky ishte një arsyetim imoral për një pushkatim publik, politik, kombëtar dhe njerëzor! Edhe pas Ballkanisë, zvarranikët e mbijetesës politike kosovare mbanin mbledhje ku denonconin rolin antikombëtar të Demaçit dhe distancoheshin nga projekti politik i tij. Alternativë kishin bisedimet e Vjenës, Brukselit etj. Që për rezultat kishin dhe kanë trungjet dhe barrikadat në veri të Kosovës! Kërkesë për sakrificën e dytë: Pas përfundimit të njërit nga dënimeve të shumta, në një takim të cilët Baca zakonisht i shndërronte në biseda interaktive politike, të pranishmit kërkuan nga Baca t’u tregonte se çka duhej të bënin duke mos e përjashtuar këtu as sakrificën sublime. Baca u përpoq t’i bind të pranishmit se nuk duhet të kërkojnë diçka që nuk do të jenë në gjendje ta përmbushin! Të pranishmit insistuan përsëri në caktimin e detyrave ! Atëherë Baca kërkoi nga ata që ta lënë duhanin dhe çajin e rusit e pastaj do të bisedonin për gjëra tjera. Kërkesë shumë modeste do të thoja! E cila, po të plotësohej do t’i kursente xhepat e të pranishmëve dhe do t’ua ruante shëndetin! E dini cila ka qenë përgjigja e atyre që shprehnin “ gatishmërinë “ për sacrifice?! Ajo ishte :” jo, Bacë , po na ngushton shumë. A bënë ndonjë sakrificë tjetër?” Edhe një kërkesë për “ sakrificë: Republika e Kosovës është një shtet me një pavarësi të kontrolluar dhe sovranitet të fragmentarizuar. Shumica e investimeve që janë bërë nga të huajt janë vjedhur nga politikanët vendorë dhe “ miqtë” ndërkombëtarë! Në vend të projekteve zhvillimore janë bërë projektet shkretitore! Në vend se të rritet numri i të punësuarve, është rritrur numri i përfituesve të asistencës sociale! Në vend që pensionistët t’i kalojnë ditët e fundit të jetës së tyre në kushte dinjitoze, në banja termale apo pranë të afërmve të tyre të cilët e çmojnë dhe respektojnë kontributin e tyre ata janë shndërruar në frekuentues të kontejnerëve për mbeturina, lypsarë dhe numra të thjeshtë që llogariten vetëm në bilansin e të vdekurve! Në vend se të kemi një arsim të përparuar, kemi një industri që prodhon anlfabetë serikë të pajisur me tituj shkencorë dhe akademik! Në vend se të kemi një mjekësi profesionale e kemi një mjekësi të shndërruar në shoqatë të agjentëve tregtarë që përfitimet i bëjnë më lehtë në bazë të shkathtësive spekulative se aftësive profesionale! Në vend se të investojmë në bujqësi, ne blejmë artikuj me afat të skaduar në Serbi! Apo mish të lopëve të çmendura të Brazilit, pula të ngrira , të shkrira, të ngrira , të shkrira… të Argentinës apo “mish të bardhë” të Moldavisë dhe Ukrainës! Mbi 19% që mbijetojnë me pak se 90 cent në ditë, 53 % me 1 euro në ditë, mbi 60-65% të papunë, pa fonde pensionale, pa sigurime shëndetësore dhe pa rezerva shtetërore! Me një sistem bankar sipas modelit të fajdexhiut Gobsek, me kursime të plaçkitura dhe me para të keqmenaxhuara në tregjet ndërkombëtare nga hajdutët ndërkombëtarë ( me kamatë 0.1% ndërsa neve na kthehen përmes kamatave 15-24%) asnjë shtet nuk ka perspective zhvillimore! Me një hajni kolosale ku makinat e reja dhe ato të tjera shiten si hekurishta të vjetra ( KEK ) ku dëmet janë milionëshe nuk ka zhvillim dhe perspektivë! Kosova është i vetmi shtet në botë ku paratë e trustit të pensioneve ( kursimet tona ) dhe ato të privatizimit investohen në tregjet ndërkombëtare pa i pyetur fare pronarët e atyre parave kinse për sigurinë e tyre ndërkaq që, në vend që të rritet sasia e parave të investuara ato zvogëlohen për së paku 30%! Adem Demaçi në një intervistë dhënë një të përditshme kosovare kërkoi edhe një “ sakrificë”; krijimin e një Fond Kombi. Që ata që i kanë të ardhurat më të mëdha se 400 euro të ndajnë së paku nga 1 euro në ditë si kontribues të Fondit. E kjo nënkupton një espresso, makiato apo një pako cigare në ditë më pak. Që shteti ta ketë Fondin e tij i cili nuk do të varej nga kamatat përbindëshe të bankave. Që në këtë mënyrë biznesmenët dhe qytetarët të bëhen bartës të aksioneve në Fondin Komb. Që të ketë më shumë projekte zhvillimore, vende të reja të punës, zbutje të papunësisë, rënie të varfërisë, arsim modern, shëndetësi profesionale, administratë efikase dhe në shërbim të qytetarëve, gjyqësi të pavarur dhe të pandikuar politikisht. Që të krijohet një klasë e qëndrueshme kapitaliste në Kosovë e cila do ta zëvendësonte klasën e hajdutëve të pasuruar shpejt në shtetin tone! Nga ky fond do të shkolloheshin talentët, do të kreditohej me kamata stimuluese bujqësia, do të stabilizohej sistemi bankar dhe do të përmirësohej disbalansi katastrofal eksport – import! Me këtë Fond Komb do stimulohej dhe mbrohej prodhuesi vendor dhe do të disiplinohej prodhuesi nga jashtë! Do të krijoheshin kushte më të mira për pensionistët, kontribuesit e shtetndërtimit dhe do të mbrohej më lehtë pavarësia e vendit përmes forcimit të ekonomisë! Në fakt, kjo nuk është fare sakrificë por nevojë por domosdoshmëri. Baca Adem nuk po kërkon nga ne të vdesim sepse nuk kemi vdekur kur ka qenë koha të vdesim. Po kërkon ta bëjmë një investim për të ardhmën e shtetit tone dhe fëmijëve tanë. Kur çifutët filluan ta ndërtonin shtetin e tyre në vitin 1948 ata nuk kursyen asgjë për shtetin e tyre. I dhanë të gjitha shtetit sepse me forcimin e shtetit u forcuan edhe ata. E siguruan mbijetesën e tyre në kushte shumë modeste për ta bërë një shtet të qëndrueshëm ekonomikisht. Qëndrueshmëria ekonomike është parakusht për një pavarësi politike. Shembull tipik është Republika e Kosovës. Me një ekonomi të lodhur fare e kemi një pavarësi politike gjithashtu të lodhur fare. Shqiptarët vetëm ndjenja e rrezikimit kolektiv i bashkon për ta siguruar mbijetesën. Kur kalon rreziku nga asgjësimi fizik, ia fusin gjumit! Prandaj, pprkundër propozimit shumë normal dhe lehtë të realizueshëm të Bacës Adem kam drojën se nuk do të pranojnë sakrificën të mbesin “ pa çaj rusi dhe duhan “! NOA

KOMENTE