English

Ivanoviç: KFOR nuk duhet të heq barrikadat

Prishtinë, 4 nëntor 2011, NOA - Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviç, ka vlerësuar se KFOR-i nuk duhet t’i heqë barrikadat, sikur që ka nisur të bëjë sot në mëngjes në afërsi të Bërnjakut, sepse, sipas tij, “kjo do të ndikonte në tensionimin e situatës”. Për agjencinë serbe të lajmeve, Beta, Ivanoviç ka thënë se “aksioni i sotëm i KFOR-it në afërsi të Bërnjakut është më vete e rrezikshme dhe me të, misioni ndërkombëtar ushtarak pa nevojë po shton tensionet”. “Kam frikë se e gjithë kjo do të çojë deri te sforcimi i barrikadave në gjithë veriun e Kosovës”, ka thënë Ivanoviç”. KFOR-i ka nisur mëngjesin e sotëm aksionin në afërsi të vendkalimit kufitar me Serbinë, Bërnjak, për zhvendosjen e barrikadës. NOA

KOMENTE