English

Kriza ekonomike, Irlanda mbyll ambasadat

Irlandë, 4 nëntor 2011, NOA - Për shkak të nevojave për të kursyer Irlanda mbyll ambasadat e saj në Vatikan dhe në Iran, si dhe përfaqësinë në Timorin Lindor. Qeveria duhet të bëjë shkurtime, për të përmbushur masat e shkurtimeve të BE dhe të fondit monetar ndërkombëtar, njoftoi Ministria e Jashtme Irlandeze. Qeveria irlandeze hodhi poshtë vlerësimin se mbyllja e ambasadës në Vatikan ka të bëjë me një skandal të abuzimit seksual të priftërinjve katolikë në Irlandë. Zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi, njoftoi se vendimtarja nuk është prania e një ambasadori, por marrëdhënia ndërmjet Vatikanit dhe Irlandës, të cilën ai nuk e sheh në rrezik. NOA/DV

KOMENTE