Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Papandreu do të përballet me vota besimi sot në parlament
English

Papandreu do të përballet me vota besimi sot në parlament

Greqi, 4 nëntor 2011, NOA - Ky votim vjen një ditë pasi Papandreu ka sfiduar kërkesat për të dhënë dorëheqje, për vendimin e tij të mbajtjes së një referendumi për fondin e shpëtimit të Greqisë.

Megjithatë, të enjten, Papandreu tha se do ta linte anash referendumin nëse do të merrte më shumë mbështetje në parlament për fondin prej 130 miliardë eurosh.

Deklarata e tij erdhi pasi partia opozitare, Demokracia e Re, tha se do ta mbështesë këtë plan të shpëtimit.

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, i kanë bërë presion Papandreut që ta zgjidhë këtë çështje sa më shpejt.

Analistët thonë se Papandreu mund të mbijetojë sot në votat e besimit, por që ditët e tij në pushtet janë të numëruara.

KOMENTE