Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deklarata e deputetëve të PD për Topin: Kujdes Kushtetutën!
English

Deklarata e deputetëve të PD për Topin: Kujdes Kushtetutën!

Tiranë, 5 nëntor 2011, NOA - Deputetët demokratë, anëtarë të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, i kërkojnë kreut të shtetit që në propozimet që bënë për krerët e institucioneve të respektojë Kushtetutën. Deklarata vjen pas rrëzimit dy dekreteve të Presidentit në seancën e ditës së enjte. Më poshtë deklarata e plotë e deputetëve demokratë.

“Deputetet demokratë të Komisionit Parlamentar të ligjeve i kërkojnë Presidentit, që çdo propozim që kërkon miratimin e Kuvendit, duhet ta bëjë në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Pardje, për herë të parë në historinë e Parlamentit shqiptar, që nga viti ’91, një dekret në Kuvendin e Shqipërisë mori vetëm një votë.

Ky ishte votimi për kandidatin për kryetar të Kontrollit të lartë të Shtetit, të dekretuar nga Presidenti i Republikës.

Ky ishte propozimi i Presidentit të Republikës, në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

Deputetët demokrat të Komisionit të ligjeve, duke respektuar Presidentin e Republikës, i kërkojnë atij që, çdo propozim që kërkon miratimin e Kuvendit, duhet ta bëjë në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që të respektohet funksionimi i institucioneve kushtetuese të vendit”.

a.k/NOA

KOMENTE