Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Islami: Rama sulmon themeluesit, nuk jemi në prehrin e Berishës
English

Islami: Rama sulmon themeluesit, nuk jemi në prehrin e Berishës

Tiranë, 5 nëntor 2011, NOA/ Irma Toptani – Një nga themeluesit dhe zërat ndryshe, brenda Partisë Socialiste, i pranishëm në transformimin e partisë më të madhe opozitare nga Parti e Punës në PSSH, ish-Kryetari i Kuvendit, Kastriot Islami deklaroi se Edi Rama nuk synon bashkimin e PS-së, por ndasinë brenda saj, duke sulmuar çdo socialist, që mendon ndryshe nga ai.

Duke iu referuar fjalimit të lidershipit socialist në Kongres, deputeti Islami theksoi se Kryetari i PS-së sulmoi ish-Presidentin Rexhep Meidani, duke e cilësuar atë si një njeri që punon në prehrin e kryeministrit Berisha, informon agjencia e lajmeve NOA.al.

“Sot në prehrin e Sali Berishës nuk u hodhën vetëm ata persona, që e kanë kritikuar, por u hodh edhe Rexhep Meidani, i cili tha vetëm një fjali të thjeshtë, që në programin e Partisë Socialiste, nuk janë të gjitha argumentat. Le ta marrim se zoti Meidani e kishte të ekzagjeruar, që unë nuk mendoj, sepse ai është një njeri, që i mendon gjërat thellë”, u shpreh zoti Islami.

Deputeti Islami nënvizoi se tre persona ishin ata, që e stigmatizuan ish-presidentin Meidani, si njeri në prehrin e Berishës, dhe kryesori ishte pikërisht lidershipi socialist.

“Të akuzosh sot, Rexhep Meidanin, se është në prehrin e Berishës është një gjë shumë e rëndë”, deklaroi deputeti socialist i mendimit ndryshe.

Deputeti Kastriot Islami nënvizoi se praktika e Edi Ramës për të udhëhequr Partinë Socialiste, është të sulmojë pikërisht themeluesit e saj, që kërkojnë asgjë më shumë vetëm, bashkimin e PS-së dhe rrugëtimin e saj të sigurtë, në fitoren e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

mit/NOA

KOMENTE
  • ZHELIZHANI18:28 - 06 Nëntor 2011
    TI ZOTI KACI JE NJE NJERI QE I ESHT THYER KARRIGJA PERSE NUK FOLE TI ME PERPARA TY TE KA MBETUR VETEM NJE GJE TE BASHKOHERSH ME BERISHEN DHE DO TA BESH NUK ESHT NDONJE DICKA QE TI8 NUK EBEN O MASKARA PER MUA TI JE NJERI KOT OM
  • qensi21:54 - 05 Nëntor 2011
    mos fol per r mejdaninpo fol per vete me dhimbje e them ,por i ke humbur te gjitha vlerat qe kishe.
  • mallakastrioti20:05 - 05 Nëntor 2011
    ik ore plehre.se je bere njeri shume i neveritshem.nuk ke me vlere se e ke treguar veten si spiun dhe si hajdut.nepermjet disa fytyrave te qelbura nga mallakastra qe i vendose neper pika te ndryshme te drejtonin armon dhe albpetrolin ke vjedhur nga pasuria jone.hajdut.dhe nuk bere asgje per mallakastren.te isha une ne vend te rames do te perjashtoja nga partia.