Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 6 nëntor 2011
English

Parashikimi i motit për 6 nëntor 2011

Tiranë, 5 nëntor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, edhe sot vendi ynë ka mbetur në kushtet e motit të kthjellët ku më të dukshme kthjellimet kanë qenë në zonën e ulët dhe bregdetare ndërsa në zonat malore janë shfaqur vranësirat gjatë orëve të mesditës.

Pjesa e dytë e ditës ka sjellë kalime vranësirash në të gjithë territorin e vendit por më të theksuar në zonat bregdetare dhe zonat malore duke lënë ultësirën perëndimore në ndikimin e kthjellimeve. Në mbrëmje dhe gjatë natës parashikohet shtim i vranësirave të cilat do të gjenerojnë shira në të gjithë vendin në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Temperaturat e ajrit kanë pësuar 2 gradë rritje si në vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës.

Era ka fryrë mesatare në tokë dhe e fortë në det duke arritur shpejtësinë 47 km/h me drejtim Jugperëndimor duke gjeneruar në Adriatik dhe Jon dallgë deri në 4 ballë.

Europa

Masat ajrore të ngrohta duke u bashkuar me masat ajrore të ftohta do të krijojnë kushtet e duhura për zhvillimin e vranësirave dhe shirave intensive në një pjesë të Europës Qendrore dhe asaj Jugore konkretisht në jugun e Francës dhe në Spanjë. Problematike do të jetë situata në zonën e Alpeve dhe në Itali ku zhvillimi i qendrës së presionit të ulët në detin Mesdhe dhe në veriun e Alpeve do të ndikojnë në përkeqësimin emotit. Masat ajrore të ftohta me origjine nga deti i Veriut janë vendosur në Europën veriore dhe atë Verilindore. Ndërsa qarkullimi i masave ajrore me origjinë oqeanike të ngopura me lagështirë kanë përfshirë Europën Perëndimore duke u shtrirë në brendësi të kontinentit. Në këto kushte këto rajone janë dominuar nga vranësirat dhe shirat gjatë gjithë ditës. Pjesa tjetër e kontinentit ka vijuar të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare.

a.y/NOA

KOMENTE