English

Pasqyra e shtypit, 5 nëntor 2011

Tiranë, 5 nëntor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e shtunë, 5 nëntor 2011.

Gazeta "Shekulli" ka si argument kryesor; “Buxheti 2012, sa do menaxhojë secili ministër”, i cili flet për vendimin e djeshëm të qeverisë. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë: “Shifrat e buxhetit: Qeveria i shkurton fondet Presidentit, ia rrit Kuvendit dhe Prokurorisë”, “Çfarë pritet sot në Kongresin e PS”.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Të rikthyerit, Kongresi i PS, emrat e rinj të Asamblesë”, i cili flet për kandidatët që do të votohen në sot. Disa tituj të tjerë janë; “Zbulohen fotot e vajzave të Presidentit Topi me dy të fejuarit, djemtë biznesmenësh”, “Blushi sjell Shqipërinë e Lek Dukagjinit, Enverit dhe Mehmetit”, “Sali Shehu: Nuk më votoi aleanca për importin e plehrave”, “Basha firmos me rektorët, gati karta e re për 100 mijë studentë”, “Përmbytet Xhenova, vdes nëna shqiptare me dy fëmijët”, “.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “Lobimi i qeverisë në SHBA gjatë betejës së Tiranës”, i cili flet për një kontratë lobimi mes mazhorancës dhe një kompanie në SHBA. Disa titujt të tjerë janë; “Rama: programi ofron më shumë të ardhura në xhepat e shqiptarëve”, “Topi: Nuk ka asnjë solidaritet plehu, por aleancë kundër tij”, “Hije skandali në konfliktin mes CEZ dhe Qeverisë”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “Meta në Pritjen e Blushit, Rama largohet nga salla”, i cili flet për zhvillimet gjatë ceremonisë së prezantimit të librit të Ben Blushit. Disa tituj të tjerë janë; “Basha mban premtimin për kartën e studentit, çfarë përfitojnë të rinjtë”, “Antikorruospni, brom arrestesh në kryeqytet”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor; “Qeveria miraton buxhetin e ri, pagat rriten 3 %, pensionet 5%”, i cili flet për vendimin e djeshëm. Disa tituj të tjerë janë; “Vrasja e oficerit të SHISH, dyshime për një kurth brenda “llojit”, “Sali Shehu: Topalli, me profil më të ulët se Lenka Çuko”, “Ben Blushi bën bashkë Ramën, Metën e LMN”, “Familja Mula, në publik me dhendërrin e ri”.

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor në faqen e parë; “Ekstremistët grekë/pagëzime në Korçë në emër të Vorio-Epirit”. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Topi: S’mund t’iu thuash qytetarëve "Aleancë plehu”, “Filologjiku, ja 626 fituesit e masterit shkencor”, “Ambasadori Arvizu vishet si Batman, Ardit Gjebrea sjell në Tiranë Gymyshin”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE