English

Del kënga e re e Amy Winehouse (VIDEO)

SHBA, 6 nëntor NOA - “Lioness: Hidden Treasures” është albumi i tretë i Amy Winehouse, e cila u nda nga jeta gjatë muajit korrik. Ai do të publikohet më 5 dhjetor dhe do të përmbajë 12 këngë mes të cilave do të jetë shumë të padëgjuara ndonjëherë, versioni alternative të këngëve klasike, si dhe kompozime të reja nga kantautoria. Në rrjet është prezantuar dhe kënga e parë e cila titullohet “Like Smoke”, që është krijuar në maj të vitit 2008. Pas vdekjes tragjike të Amy, disa producent dhe muzikant që kanë punuar me Amy (mes të cilëve Mark Ronson dhe Salaam Remi) kanë dëgjuar shumë regjistrime që aritsja i kishte realizuar më parë, gjatë publikimit të dy albumeve “Frank” dhe “Back To Black”. pikërisht lista e këngëve që i përket albumit të ri është përzgjedhur dhe kompiluar nga Salaam Remi dhe Mark Ronson në bashkëpunim me familjen e Amy dhe nën menaxhimin dhe etiketimin e shtëpisë diskografike Island Records. lista e këngëve është si më tej: “Our Day Will Come (Reggae Version)”, “Between The Cheats”, “Tears Dry”, “Wake Up Alone”, “Will You Still Love Me Tomorrow”, “Valerie”, “Like Smoke” featuring NAS, “The Girl From Ipanema”, “Halftime”, “Best Friends” - “Frank”, “Body & Soul” me Tony Bennett, “A Song For You”. r.b/NOA

319
KOMENTE
  • Gzim Rexhaj07:22 - 06 Nëntor 2011
    he is god song i like
  • Blackjackie Ace07:19 - 06 Nëntor 2011
    R.I.P Amy Winehouse kenga shume e bukur!!!