English

Edhe Chelsea me Realin në garë për Benatia

Udine, 6 nëntor NOA - Rritet numri i ekipeve që dëshirojnë të kenë në skuadrën e tyre. Mbrojtësi 24-vjeçar me origjinë franko-marokene i Udinezes prej kohësh është duke u ndjekur nga Paris Saint Germaina, Milan dhe Juventus. Orët e fundit është bërë e ditur se nga Spanja dhe Anglia janë tre klube shumë të mëdha në gjurmët e lojtarit: Chelsea, Manchester United dhe Real Madrid. Megjithatë Benatia vështirë se dot largohet nga Udineze që në merkaton e janarit dhe më e mundshme është një shitje e tij në qershor tek skuadra e Chelsea që është e gatshme të ofrojë një shifër rrotull 11.5 milionë eurove. r.b/NOA

KOMENTE