English

Pasqyra e shtypit, 6 nëntor 2011

Tiranë, 6 nëntor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e diel, 6 nëntor 2011.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor në numrin e sotëm, “Kongresi i PS, Rama: Ti lëmë sherret, nuk ka përjashtime”.

Një tjetër shkrim që zë vend në faqen e parë të kësaj të përditshme ka të bëjë sërish me Kongresin e selisë rozë ku thuhet, “Zbardhen debatet me dyer të mbyllura, incidente dhe grushta për listën e Asamblesë”.

Gazeta "Shekulli" çelet me titullin, “Kongresi i PS rikthehen emrat e përpara 2005, detajet dhe replikat brenda kongresit të PS”.

Argument kryesor i kësaj gazete është edhe shkrimi, “Hetim shqiptaro-kanadezit, bëri thirrje për të përmbysur me armë Berishën”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Asambleja e re, Rama kthen emrat që mënjanoi në vitin 2005”.

Më tej vijohet me artikullin, “Mungon Mejdani, Rama shprehet se favorizon Berishën”

“Libri i Ben Blushit, çdo ti ndodhte botës sikur Jezu Krishit të ishte vajzë”,

“Gazeta Shqiptare” e vë fokusin e saj në shkrimin, “Lista e Asamblesë, prapaskena. Debate në Kongres, Rama: Ishte më i bukuri”.

Një tjetër argument i kësaj gazete është edhe artikulli, “Agjenti i SHISH po hetonte terrorizmin, dyshim i ri për vdekjen e Isa Çopës”

Gazeta “Koha Jonë” hapet me shkrimin, “Kongresi i linçimit të Rexhep Mejdanit, gjysma e mbështetësve të Ramës sulmuan në mënyrë të paprecedent një nga themeluesit kryesor të PS”.

Argument tjetër i kësaj të përditshme është edhe shkrimi, “Braçe rebelohet ndaj Ramës: Votime fiktive për Asamblenë e re”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Mbyllet Kongresi i PS, nisin ethet për kryesinë”.

Shkrim tjetër në faqen e parë të kësaj të përditshmeje është edhe, “Çështja “Konomi”, ekspertizë dokumenteve të falsifikuara në vitin 1945”. Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.y/NOA

KOMENTE