English

SHBA 2012, Obama nxjerr videon e parë elektorale

Uashington, 6 nëntor 2011, NOA- Një vit larg nga dita e zgjedhjeve për Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Barack Obama ka shpërndarë videon e tj të parë elektorale, e cila nis me fjalimin e tij të mbajtur në Chikago tre vite më parë, menjëherë sapo ishte zgjedhur si Presidenti i parë zezak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Nuk do harroj kurrë, ata që i përket vërtet kjo fitore: ajo iu përket juve”, deklaroi atë natë Obama para qindra e mijëra mbështetësve të cilët ishin mbledhur për ta dëgjuar teksa fliste, këtë herë si President duke shtuar se me mandatin e tij kishte shumë punë për të bërë.

a.y/NOA

KOMENTE