English

INSTAT: Rritje e eksporteve në një muaj

Tiranë, 7 nëntor 2011, NOA - Në muajin Shtator eksportet shqiptare rezultojnë me një rritje prej 23,2% më shumë nga e njëjta periudhë e vitit 2010, duke arritur në vlerën 16,949 milionë lekë mallra dhe sipas INSTAT, rritja rezulton 26,3% më shumë krahasuar me muajin gusht. Ashtu sikurse eksportet, muajin e kaluar rezultuan me rritje dhe importet, që kapën vlerën 45,585 milionë lekë, me rritje prej 1.9% në krahasim me Gushtin dhe 14.9% më shumë krahasuar me Shtatorin e 2010-tës. Sipas INSTAT-it, defiçiti tregtar i muajit shtator, është 28,636 milionë lekë, duke shënuar ulje 8.6% krahasuar me muajin gusht, por dhe rritjen 10.5%, krahasuar me Shtatorin 2010.

a.q/NOA

KOMENTE
  • Anizel14:37 - 07 Nëntor 2011
    uuu sa mire .Po ç'kanë shitur more? haaa