Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Italia në panik nga moti i keq
English

Italia në panik nga moti i keq

Itali, 6 nëntor 2011, NOA - Vijon situata e rëndë në shtetin fqinj, Italinë, pasi shirat e furishëm kanë vijuar edhe përgjatë të dielës duke përfshirë të gjithë vendin, nga veriu në jug.

Një situatë paniku ka përfshirë mbarë vendin pasi përmbytjet e furishme kanë shkatërruar një sërë sistemesh, atë rrugor, elektrik si dhe në disa zona janë shkëputur tubat e gazit. Pas tragjedisë ku humbën jetën 6 persona mes tyre edhe 3 shqiptarë, një mashkull napoletan është raportuar i vdekur. Paniku ka përfshire edhe Piemonten ku niveli i lumit Po, i ka kaluar 5 metra. Por koha e keqe ka goditur edhe jugun. Një person është raportuar i vdekur në Napoli, konkretisht në Arco Felice.

Ndërsa në Alessandrino, shumë rrugë janë bllokuar dhe të paktën 500 persona janë evakuuar. a.q/NOA

KOMENTE
  • kapoja20:46 - 06 Nëntor 2011
    ISHALLA PO PUSHON SHIU SE JEMI NE MES TE UJIT KTU NEVE...