English

Pastron gabimisht veprën e artit

Dortmund, 7 nëntor NOA - Fillimisht ngjason si barsoletë, por ngjarja ka ndodhur realisht. Në Muzeun East Wall në Dortmund, ku gjatë muajit shkurt ishte transferuar vepra e famshme e artit e artistit gjerman Martin Kippenberger, ka ndodhur incidenti qesharak. Kjo vepër e koleksionit të artistit, që përbëhej nga një kullë druri 2 metër ku në qendër ishte dekoruar me një vasë të vogël gome dhe ishte e mbuluar me një shtresë të bardhë, kapte vlerën e 800 mijë eurove. Nga rindërtimi i ngjarjes bëhet e ditur se pastruesja, tepër e devotshme në punën e saj, i është afruar veprës së artit dhe duke menduar se ishte pis, i ka hequr të gjithë shtresën e saj dekorative. Drejtori i muzeut Kurt Wetteng, që e ka definuar këtë incident di të turpshëm, ka komentuar duke thënë: “Ka pastruar çdo gjë si anët ashtu dhe bordurat e veprës në një mënyrë të frikshme”. Ndër të tjera rregullorja ndalon punonjësve ë pastrojnë një vepër arti, madje atyre u ndalohet dhe prekja e tyre. “Pastrimi i veprave duhet të kryhet në një distancë prej të paktën 20 centimetrash”, - shtoi Wetteng. Aktualisht janë duke u bërë bisedime për një restaurim të kësaj vepre, por që dyshimet janë të shumta dhe vendimi final pritet të jepet nga vetë pronari i saj. r.b/NOA

KOMENTE