English

Vrasje në “Kurban Bajram”, identifikohet viktima dhe tre të plagosurit

Vlorë, 6 nëntor 2011, NOA/ Update – Rizvan Mataj, rreth të pesëdhjetave është personi, që u ekzekutua mbrëmjen e të dielës, teksa po luante domino në një mjedis zdrukthtarie me disa persona të tjerë, në rrugën Isa Boletini.

Vrasja e Matajt, që përgjaku mbrëmjen e shenjtë të “Kurban Bajramit” në Vlorë, ndodhi për shkak të një sherri banal të ndezur gjatë lojës, ku autori i vrasjes, nuk e bëri dy, por e qëlloi me pistoletë 50-vjeçarin Rizvan Mataj duke e lënë të vdekur në vend.

Korrespondenti i agjencisë NOA.al në qytetin e Vlorës mësoi se gjatë ngjarjes u plagosën rëndë edhe tre persona të tjerë, dy prej tyre vëllezër.

Të plagosurit, që janë dërguar në spitalin rajonal të Vlorës janë dy vëllezërit Zaim dhe Arben Çelaj dhe i riu Elidon Aliaj.

Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe e ka shpallur atë në kërkim.

Autori është larguar më rrëmbim nga vendi i ngjarjes, ndërsa një grup hetimor ka nisur të hetojë për rrethanat e krimit, që i mori jetën Rizvan Mataj.

mit/NOA

KOMENTE