English

Zyrtarizohet tableta HP Slate 2

SHBA, 7 nëntor NOA - HP ka prezantuar versionin e dytë të tabletës, HP Slate 2 dhe azhurnimin e modelit të parë (Slate 500) që ka sjellë ndryshime dhe përmirësime të shumta në aspektin funksional dhe në atë fizik. Kjo tabletë do të funksionojë me sistemin operativ të Windows 7 dhe ekrani do të ketë një madhësi prej 8.9 polësh. HP Slate 2 është prezantuar rreth 1 vit e gjysmë pas modelit të parë HP Slate 500 dhe është i drejtuar më shumë në sektorin e biznesit me Winows 7 Home Premium. Kjo tabletë mbart një procesor Intel Atom Z670 prej 1.50 GHz, por që për fat të keq është single-core. Ekrani i tij me prekje multitouch kapacitiv mund të komandohet dhe me anë të lapsit që përfshihet në këtë paketë. Rezolucioni është prej 1024 x 600 pixel, nuk mungojnë dy kamerat (VGA dhe 3 megapixel) me suport video, ndërsa për sa i përket memories ajo është në version 32 ose 64 GB së bashku me portë USB 2.0. r.b/NOA

KOMENTE