Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BB: Rritja ekonomike e Shqipërisë, pozitive
English

BB: Rritja ekonomike e Shqipërisë, pozitive

Korçë, 8 nëntor 2011, NOA - Drejtoresha e Bankës Botërore për Shqipërinë, Kseniya Lvovsy, ka deklaruar nga qyteti i Korçës se Shqipëria ka shënuar rritje të larta ekonomike. Gjatë një ore leksioni me studentët e fakultetit ekonomik të Universitetit të Korçës “Fan Noli”, Lvovski ka theksuar se Shqipëria ka qenë i vetmi vend në Europë, që pavarësisht krizës botërore vazhdoi të ketë rritje ekonomike edhe për vitin 2009. “Ndërsa në shumë vende të Europës ekonomia u tkurr dhe prodhimi i përgjithshëm bruto u ul në masën 30 përqind, Shqipëria njohu sërish rritje ekonomike. Gjatë viteve 1998-2008 vendi ka reaguar me vlera pozitive sa i takon rritjes ekonomike, ndërkohë që një rritje e tillë ka vijuar edhe gjatë viteve 2009”, tha ajo. Nga ana tjetër, drejtoresha e Bankës Botërore ka vlerësuar se Shqipëria ka shënuar sukses vitet e fundit edhe përsa i përket uljes drastike të nivelit të varfërisë, sidomos në zonat rurale, nga 25 përqind në 12 përqind. Drejtoresha e BB për Shqipërinë tha se, sot paraqiten sfida të reja të cilat kanë të bëjnë me ndihmën sociale, e cila, sipas saj duhet të jetë e targetuar më mirë dhe të shkojë tek personat që kanë vërtet nevojë.

“Po ashtu duhet pasur në vëmendje edhe dhënia e mundësive nëpërmjet përmirësimit të sistemit arsimor, duke e cilësuar këtë të fundit si faktorin më të rëndësishëm për suksesin e ekonomisë shqiptare”, tha Lvovski. Më tej, kreu i Bankës Botërore për vendin tonë, u ka bërë të ditur studentëve, mbështetjen e vazhdueshme të këtij institucioni me projekte për mjaft sektorë të ekonomisë shqiptare, shëndetësisë, arsimit dhe shoqërisë civile, të cilat arrijnë vlerën e 1.4 miliard dollarëve.

a.q/NOA

KOMENTE