Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edmond Haxhinasto vizitë në Strasburg si President i ardhshëm i KiE
English

Edmond Haxhinasto vizitë në Strasburg si President i ardhshëm i KiE

Strasburg, 7 nëntor 2011, NOA – Zëvendës/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto zhvilloi një vizitë në Strasburg, ku mori pjesë në ceremoninë e kalimit të presidencave të Komitetit të Ministrave, nga Ukraina te Britania e Madhe.

Pjesëmarrja e ministrit Haxhinasto në këtë ceremoni ishte në cilësinë e Presidentit të ardhshëm të KiE-s, post të cilin, Shqipëria do ta marrë në maj të vitit 2012.

Marrja e presidencës së KiE-s nga Shqipëria pas afro 17 vitesh anëtarësimi në këtë organizatë, do të jetë një moment historik për Shqipërinë dhe do të shënojë një kontribut të rëndësishëm të Shqipërisë drejt vlerave evropiane, bën me dije Zyra e shtypit e MPJ-së.

Zoti Haxhinasto mbajti një fjalim në takimin e Komitetit të Ministrave.

Në fjalën e tij, ministri i Jashtëm shqiptar shprehu vullnetin dhe angazhimin e Kryesisë shqiptare, për të dhënë kontributin e vet konkret në promovimin e vlerave themelore, si dhe në realizimin e prioriteteve kryesore të veprimtarisë së Këshillit të Evropës.

“Vlerat europiane të demokracisë, shteti ligjor dhe respekti për të drejtat e njeriut, janë në zemër të Këshillit të Europës. Ne jemi sot këtu si dëshmi, se sfida jonë kryesore mbetet mbrojtja, promovimi, zbatimi dhe çuarja përpara e vlerave tona në Europë, si një e tërë dhe më tej. Së bashku me objektivat e përbashkëta të Trojkës, prioriteti kryesor i Shqipërisë do të jetë në promovimin e dialogut ndërkulturor, bazuar në gjetjet e Raportit “ Duke jetuar së bashku, duke kombinuar diversitetin dhe lirinë në Europën e shekullit të XXI”, deklaroi zoti Haxhinasto.

Gjatë kësaj vizite, zëvendëskryeministri Haxhinasto zhvilloi takime me Sekretarin e Jashtëm Britanik William Hague, Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-s Thorbjųrn Jagland, Ministrin e Jashtëm të Andorrës Gilbert Saboya Sunyé, vend i cili do të marrë Kryesinë mbas Shqipërisë.

Gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-s, Thorbjųrn Jagland, ministri Haxhinasto vlerësoi rolin e Këshillit të Evropës në forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe kontributin, që kjo organizatë ka dhënë në konsolidimin e institucioneve demokratike në Shqipëri, reformën zgjedhore etj.

Ndërsa, zoti Jagland shprehu impresionizmin e tij nga zhvillimet në Shqipėri, për të cilat shprehu bindjen se Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur.

Zëvendëskryeministri Haxhinasto u takua më Strasburg edhe me përfaqësuesen e sekretariatit të KiE-s, Mireille Paulus, të cilës i bëri një paraqitje të punës përgatitore gjatë gjashtë muajve të ardhshëm përpara se Shqipëria të marrë presidencën e KiE-s, në maj të vitit 2012.

Ndërkohë në takimin me sekretarin britanik të shtetit William Hague, ministri i Jashtëm, Haxhinasto kërkoi mbështetjen e Britanisë për anëtarësimin e Kosovës në BERZH, duke e konsideruar këtë, një akt, i cili do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së individëve atje, duke rritur më shumë mundësitë për investime dhe për zhvillim.

Në këtë pikë, sekretari britanik Hague u shpreh i njëmendtë kur theksoi se Britania është një nga mbështetësit më të mëdhenj të çështjes së Kosovës.

Hague shtoi se, ai vazhdimisht lobon për rritjen e numrit të vendeve, që njohin Kosovën, pasi kjo gjë i shërben paqes dhe prosperitetit në rajon.

mit/NOA

KOMENTE