Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gratë diplomate vizitë në bashkinë e Tiranës
English

Gratë diplomate vizitë në bashkinë e Tiranës

Tiranë, 8 nëntor 2011, NOA - Grupi diplomatik “Mirëserdhët në Tiranë” ka vizituar Bashkinë e Tiranës dhe është njohur me vlerat historike, kulturore dhe artistike që përçon kryeqyteti shqiptar. Me ftesë të zonjës Aurela Basha, bashkëshorte e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, grupi zhvilloi filimisht një vizitë në Bashkinë e Tiranës, ku u pritën në një takim të veçantë nga Kreu i Bashkisë Basha.

Duke e parë me shumë simpati krijimin e këtij Klubi, kreu i Bashkisë Basha tha se kjo është një mundësi më shumë, që përmes këtyre zonjave, të bëhen më të njohura potencialet turistike, vlerat historike dhe trashëgimia kulturore në kryeqytet.

Pas pritjes, grupi i grave diplomate u shoqërua nga Kryetari i Bashkisë zoti Basha dhe bashkëshortja e tij, për të vizituar Kullën e Sahatit, simbol i emblemës së Bashkisë së Tiranës. Zonjat diplomate u ngjitën në kullen 181 vjeçare, 35 metra të lartë, duke pare prej andej Tiranën dhe shtrirjen e saj kapilare.

Znj. Aurela Basha tha se ky Klub, për herë të parë do të promovojë ato gjëra të mira që kemi, për të percjellë frymën pozitive të tyre kudo në botë.

Duke mbartur idenë e krijimit të këtij Klubi nga Berlini, Ana Maria Ëolfarth, bashkëshortja e ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, tha se është shumë e kënaqur që gjeti përkrahje të menjëhershme nga znj. Liri Berisha, për të bërë të mundur realizimin e platformës “Mirëserdhët në Tiranë”.

Znj Wolfarth tha se nëpërmjet aktiviteteve që do të zhvillojë ky Klub, do të krijohet mundësia për të njohur më mirë thesaret që rezervon tradita shqiptare, historinë dhe kulturën e rajoneve të saj, vlerat arkeologjike, resurset turistike dhe kështu të afërmit, miqtë në vendet e tyre, do të kenë mundësi të njohin Shqipërinë dhe vlerat që ajo përcjell.

Znj. Liri Berisha, mbështetëse dhe promovuese e këtij grupimi vlerash intelektuale shumëkombëshe tha se ky Klub do të shërbejë, për të njohur më mirë vlerat e njëri-tjetrit, potencialet historike, kulturore dhe ato tradicionale të vendeve tona, për t’i shkëmbyer dhe për t’i vënë në funksion të njerëzve, kënaqësisë së tyre.

Më pas, zonjat vizituan Ekspozitën e hapur ne ambientin e Muzeut të Orëve, “ Kulturë dhe Vazhdimësi” e cila u ingurua sot. Kjo ekspozitë është një rikthim i një vlere të munguar për qytetin e Tiranës pas më se 10 vjetësh.

Në këtë ekspozitë e cila është e hapur tashmë për vizitorët, janë vendosur objekte nga të gjitha llojet e punimeve dhe materialeve që përbejnë arkiven e etnografisë të muzeut të Bashkisë së Tiranës. Kështu, janë paraqitur veshje të punuara në mëndafsh dhe në kadife, të qëndisura, si jelekë për gra dhe për fëmijë si dhe shtroje dhe mbulesa të ndrsyshme. Punime ne mëndafsh, veshje të leshta dhe qylyma dhe shtroje të ndryshme. Nga orenditë e përdorura për shtëpi janë paraqitur arkat e pajës (syndyk), të punuara me dekor metalik dhe lëkure, si dhe me pikturim, mangall, gjyma, të punuara në bronz e bakër. Të gjitha këto objekte më të vjetrat jane të datuara në fundit e viteve 1800, ndërsa pjesa tjetër i përket punimit të artizanatit të periudhës 1920 deri në çlirimin e vendit. Rëndësia e këtyre objekteve është e dyfishtë pasi pjesa më e madhe e tyre janë edhe punim i artizanatit dhe zejeve të vendosura në qytetin e Tiranës.

a.q/NOA

KOMENTE