Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një ditë pas vrasjes së gruas, gjendet vogëlushja e familjes Hysa
English

Një ditë pas vrasjes së gruas, gjendet vogëlushja e familjes Hysa

Tiranë, 7 nëntor 2011, NOA – Një ditë pas krimit tronditës në kryeqytet, që përgjaku ditën e shenjtë të “Kurban Bajramit” në familjen Hysa, policia ka gjetur vajzën e tij dy-vjeçare, që Ismet Hysa e mori me vete, pasi therri me thikë gruan, me të cilën bashkëjetonte pa vënë kurorë.

Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije për agjencinë NOA.al se vogëlushja u gjet pasditen e të hënës, pranë të arfërmve të policit 40-vjeçar, i cili është zhdukur pa lënë gjurmë.

Policia po punon intensivisht për gjetjen e Ismet Hysës, ndërkohë që, bëhet me dije se, për dorëzimin e tij në polici janë duke bashkëpunuar edhe të afërmit e autorit të krimit.

Ismet Hysa, i cili punon si polic privat, mendohet se mund të jetë fshehur në Tropojë, e cila është edhe vendlindja e tij, andaj policia e Tiranës po bashkëpunon edhe me Komisariatin e Tropojës për kapjen e tij.

Sipas dëshmitarëve dhe fqinjëve të familjes Hysa, të marrë në pyetje nga policia, çifti jetonte prej kohësh në konflikte familjare.

Duket se si në shumë raste të tjera krimesh në familje, xhelozia, është motivi i vrasjes së 27-vjeçares Edlira Doçi, me të cilën Ismet Hysa bashkëjetonte prej disa kohësh, pas divorcimit me gruan e tij të parë, me të cilën kishte edhe një djalë 12-vjeçar.

mit/NOA

KOMENTE