Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përfundojnë negociatat në Greqi, kryeministri i ri shpallet në 8 nëntor
English

Përfundojnë negociatat në Greqi, kryeministri i ri shpallet në 8 nëntor

Athinë, 7 nëntor 2011, NOA/ Irma Toptani – Negociatat mes liderëve të dy partive të mëdha në Greqi për zgjedhjen e kryeministrit të Qeverisë së Koalicionit, që do ta përgatisë Greqinë për zgjedhjet e parakohshme, kanë përfunduar gjysmë ore më parë, me akordin për emrin e kryeministrit.

Ashtu siç ishte deklaruar edhe nga kryeministri grek në ikje, Jorgos Papandreu, emri i kryeministrit të ri do të shpallet të martën në 8 nëntor, duke vënë në vend edhe kërkesën e liderëve të BE-së.

Ndërkohë, që deri në orët e drekës së të hënës, emri i mundshëm i kryeministrit të ri grek, ishte ai i Lukas Papadimos, ish-zv/presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, që kishte edhe pëlqimin e dy liderëve kryesorë të politikës greke, kryeministrit aktual Jorgos Papandreu dhe kreut të opozitës, Antonis Samaras, emra të tjerë alternativë publikohen nga mediat greke për postin e kryeministrit.

Njëri syresh, është ish-ministri i Ekonomisë dhe përfaqësuesi i tanishëm i Greqisë në FMN, Panajotis Rumeliotis, i cili duket se është edhe ky pjesë e akordit të politikës greke për qeverinë e tranzicionit.

Mediat greke bëjnë me dije se Rumeliotis është nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për në Greqi, duke bërë të mundshëm edhe zërat, se ai mund të jetë kryeministri i Qeverisë së Unitetit.

Mediat greke lakojnë për postin e kryeministrit, edhe emrin e Nikiforos Diamanturos, Avokati Evropian i Popullit.

Gjatë negociatave për kryeministrin, mësohet se Lukas Papadimos, i ka vënë kushte opozitës, duke kërkuar një afat më të gjatë të qeverisë së re, deri në maj, ndërkohë, që ka kërkuar po ashtu, që në kabinetin e tij të mos ketë përfaqësues nga partia më e madhe opozitare greke, “Demokracia e Re” e drejtuar nga Antonis Samaras.

Këto kushte duket se e kanë lëkundur idenë për lançimin e tij si kryeministër.

Mbrëmë kryeministri grek Jorgos Papandreu dhe lideri i opozitës, Antonis Samaras gjetën gjuhën e përbashkët për formimin e qeverisë së re të tranzicionit, pas disa orë negociatash, duke i çelur rrugën takimit me orë të zgjatura të së hënës, me krerët e partive të tjera politike, në selinë e presidencës, për të diskutuar për personin, që do të drejtojë kabinetin e ri qeveritar.

Sipas marrëveshjes mes dy liderëve të PASOK-ut dhe “Demokracisë së rë”, qeveria e tranzicionit, që do të nisë punën më 8 nëntor, do të miratojë masat antikrizë të përcaktuara nga samiti i Eurozonës për Greqinë, si dhe do të përgatisë vendin për zgjedhjet e parakohshme, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Kryeministri aktual Jorgos Papandreu pritet të japë dorëheqjen menjëherë pas shpalljes së kryeministrit të ri.

Tashmë mes dy liderëve grekë, Papandreu dhe Samaras mbetet për t’u diskutuar data e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme, të cilat me shumë gjasë do të mbahen brenda muajit shkurt.

Liderët e Bashkimit Evropian të mbledhur sonte në Bruksel për të diskutuar për fatin e ndihmës për Greqinë, e pezulluar pas kërkesës së kryeministri Papandreut për zhvillimin e një referendumi popullor për implementimin e masave evropiane antikrizë, i kërkuan prerë politikës greke, se zgjedhjet e parakohshme duhet të zhvillohen pas miratimit të planit të BE-së për shpëtimin e Greqisë së zhytur në krizën më të thellë financiare.

mit/NOA

KOMENTE