Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Gjoni: Reforma parlamentare nis javën e ardhshme
English

PS, Gjoni: Reforma parlamentare nis javën e ardhshme

Tiranë, 8 nëntor 2011, NOA – Partia Socialiste ka lajmëruar sot se do të nisë reforma kuvendore. Deputeti socialist Ilir Gjoni në një prononcim për mediat ka deklaruar se është rënë dakord që javën e ardhshme të nisë puna për ndryshimet në jetën parlamentare.

“Javën tjetër nis reforma parlamentare. Kemi rënë dakord edhe me maxhorancën. Reforma bazohet në ndryshimin e rregullores dhe për këtë do të merren si referencë dhe rekomandimet e KE-së”, tha Gjoni për gazetarët.

Mësohet se, parimisht, të dyja palët kanë rëndë dakord, por mbetet të miratohen edhe disa detaje të negociatave. Në pikën ku ende nuk është rënë dakord hyn edhe Komisioni i Venecias, i cili tashmë është bërë një mbështetje për të dyja palët, sa herë që kërkohet një interpretim për shkelje në proceset zgjedhore. Sipas atyre që kanë deklaruar negociatorët e PS-së puna ka vijuar me takime të fshehta mes tyre, ndërsa punë është përqendruar edhe në një analizë të rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it.

Reforma kuvendore është një prej 10 pikave të paketës që të majtët i kanë paraqitur demokratëve më shumë se një muaj më parë.

a.q/NOA

KOMENTE