Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS pritet të dorëzojë në Kuvend axhendën e ligjeve me 3/5
English

PS pritet të dorëzojë në Kuvend axhendën e ligjeve me 3/5

Tiranë, 8 nëntor 2011, NOA – Ashtu siç bëri me dije një ditë më parë shefi i selisë rozë, Edi Rama në mbledhjen e grupit kuvendor socialist, sot deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj pritet t’i dorëzojë Komisionit të Ligjeve në Kuvend, paketën e ligjeve, që kërkojnë 3/5 e votave të deputetëve, informon agjencia e lajmeve NOA.al.

Sipas PS-së paketa me reformat që kërkojnë 3/5 është një propozim konkret i opozitës për mazhorancën, lidhur me nisjen e dialogut konstruktiv në Kuvendin e Shqipërisë, që do të çonte në miratimin e ligjeve dhe reformave të rëndësishme të kërkuara nga Brukseli në emër të integrimit të Shqipërisë në BE.

Kjo paketë e socialistëve, sipas kreut të selisë rozë, është në kuadër të planit dhjetëpikësh për ta shndërruar Shqipërinë në një vend si gjithë Europa.

Dje në mbledhjen e grupit të PS-së, kryesocialisti Edi Rama deklaroi se “Programi ynë është dera e hapur. Çdo organizatë duhet të hapë derën e saj për këdo, që kërkon ta diskutojë me ne këtë program. Kjo nënkupton, jo vetëm mbledhjet e hapura, por që ne të shkojmë tek njerëzit. Për këtë javë të re parlamentare propozohet hapi i ri për ligjet me 3/5 e votave”.

Ai theksoi se PS do të dorëzojë në Kuvend një axhendë pune për Komisionin e Ligjeve ku të detajohen afatet, e ku të mos i lihet hapësirë pazaresh mazhorancës.

“Të dorëzojmë pa humbur asnjë minutë, në Kuvend, një axhendë të specifikuar pune për Komisionin Parlamentar të Ligjeve me një rend çështjesh e afatesh, ashtu siç e kemi propozuar në parim. Për të mos i lënë më as edhe një mundësi palës tjetër që t’u ikë përgjegjësive të veta, për këtë aspekt të rëndësishëm të procesit të integrimit dhe t’i bishtnojë paktit që ne kemi ofruar “Për Shqipërinë si gjithë Europa”, dhe jo për një pazar me ta”, tha Rama.

Për këtë axhendë pune po punojnë bashkarisht nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj dhe Kryetari i Komisionit të Ligjeve, demokrati Ilir Rusmali.

Burime nga dy selitë bënë me dije se është arritur një pakt për miratimin e këtyre ligjeve dhe reformave, që lidhen me 12 rekomandimet e Komisionit Evropian.

mit/NOA

KOMENTE