Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha- Moro: Tirana, mundësi të mira për investime
English

Basha- Moro: Tirana, mundësi të mira për investime

Tiranë, 9 nëntor 2011, NOA- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha priti sot në takim ambasadoren e re të Francës në Tiranë, Christine Moro dhe e njohu atë me punën e deritanishme të Bashkisë, si dhe me projektet dhe prioritetet për të ardhmen.

Basha e informoi ambasadoren franceze për potencialin që ka Tirana, si dhe për planet e Bashkisë për zhvillimin e qytetit, për krijimin e klimës së favorshme për investimet e huaja. Duke e njohur ambasadoren Moro me projektet strategjike, si zgjatimi i Bulevardit, ndërtimi i Parkut të ri të Tiranës, Linja e Tramvajit, etj, tha se biznesi francez është i ftuar të bëhet pjesë e zhvillimit.

Kryebashkiaku theksoi se administrata e tij është e përkushtuar për të krijuar një klimë sa më të favorshme për investimet e huaja në Tiranë, duke shprehur interes për zgjerimin e marrëdhënieve kulturore dhe artistike.

Nga ana e saj ambasadorja e Francës shprehu vlerësimin dhe mbështetjen për projektet e Bashkisë. Ajo u shpreh e gatshme për të informuar biznesin francez për mundësitë e shumta të investimit në Tiranë.

Ambasadorja Moro informoi kryebashkiakun Basha se javën e ardhshme do të zhvillohet në Tiranë një konferencë ekonomike, ku do të marrin pjesë përfaqësues në kompani të mëdha franceze në fusha si ajo e transportit, energjisë dhe ujit dhe shprehu interesin që përfaqësues të këtyre kompanive, të takohen me drejtues të Bashkisë së Tiranës për tu njohur më konkretisht në mundësitë që ofron Tirana për investimet e tyre.

a.y/NOA

KOMENTE