Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha në Maqedoni, pritet të marrë çmimin Ndërkombëtar për Lidership
English

Berisha në Maqedoni, pritet të marrë çmimin Ndërkombëtar për Lidership

Tiranë, 8 nëntor 2011, NOA- Kryeministri Berisha u nis sot, për një vizitë zyrtare në Maqedoni, me ftesë të Kryeministrit Nikolas Gruevski.

Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Berisha do të zhvillojë një takim me Kryeministrin Gruevski dhe pas takimit mes tyre dhe delegacioneve përkatëse, dy kryeministrat do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryeministri Berisha do të pritet në takime të veçanta nga Presidenti i Maqedonisë, zoti Gjorgje Ivanov, nga Kryetari i Parlamentit, zoti Trajko Veljanovski, si dhe do të zhvillojë takime me Kryetarin e BDI-së, zotin Ali Ahmeti, me Kryetarin e PDSH-së, zotin Menduh Thaçi, me Kryetarin e LSDM-së, zotin Branko Cervenkovski.

Në axhendën e Kryeministrit përfshihet gjithashtu, një vizitë në Tetovë. Kryeministri Berisha do pritet nga kryetari i komunës së Tetovës, zoti Sadi Bexheti dhe drejtues të tjerë lokalë. Më pas, Kryeministri do të vizitojë Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe Universitetin e Europës Juglindore.

Një moment i rëndësishëm për Kryeministrin Berisha do të jetë dhënia nga Universiteti i Europës Juglindore, e Çmimit Ndërkombëtar Për Lidership. Me këtë rast, Kryeministri Berisha do t’i drejtohet auditorit, me një fjalë.

a.y/NOA

KOMENTE
  • valare19:50 - 08 Nëntor 2011
    Berisha lider i evropes juglindore , nje lider i gjithe shqipetareve vleresim per gjithe perpjekjet e tij titanike per emancipimin e kombit