English

Berlin, inaugurohet statuja e atentatorit të Hitlerit

Berlin, 8 nëntor 2011, NOA- U inaugurua sotBerlin, monumenti i pazakontë për Georg Elser, marangozi i cili në vitin 1939 tentoi pa sukses të vrasë Hitlerin.

Statuja e artistit berlinez Ulrich Klages, e gjatë 17 metra është kompozuar nga një masë e madhe çeliku që projekton në ajër profilin e fytyrës së Elser.

Statuja u vendos në atë zonë e cila ishte “zemra” e pushtetit nazist në Wilhelmstrasse, në lagjen qendrore të kryeqytetit gjerman.

a.y/NOA

KOMENTE