Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berluskoni: Dorëhiqem pas miratimit të masave të BE
English

Berluskoni: Dorëhiqem pas miratimit të masave të BE

Romë, 9 nëntor 2011, NOA – Kryeministri italian Silvio Berluskoni do të dorëhiqet menjëherë pas miratimit në parlamentin italian të Ligjit për Stabilitetin ekonomik.

Lajmin e bëri publik për mediat vendase dhe të huaja zyra e shtypit pranë pallatit Quirinale, pas takimit, që kavalieri italian pati me Presidentin e Republikës, Giorgio Napolitano.

Edhe pse mori votëbesimin e Parlamentit me 308 vota pro dhe 321 kundër, kryeministri italian nuk ka më akses të gjerë për manovrim në krye të qeverisë.

Në këto kushte, kavalieri në një intervistë televizive për Mediaset konfirmoi për besnikët e tij se pasi ai të dorëhiqet, do të duhet, që vendi të përballet me zgjedhjet e parakohshme, pasi parlamenti është i paralizuar.

Kavalieri e bëri të qartë se zgjedhja është në duart e Kreut të Shtetit Italian.

“Vota e sotme e bëri edhe më të qartë preokupimin tim në këtë moment, një situatë e tillë tregon përkundër asaj që ne kërkojmë, se tregjet nuk duan të vënë në jetë reformat liberale të kërkuara me insistim nga Evropa”, theksoi kavalieri italian, duke nënvizuar se vota ishte gjithashtu edhe dëshmi pse është kaq e vështirë të punosh përditë në një parlament për shkak të dezertimit politik.

Andaj, Berluskoni duket se i ka dhënë prioritet këtij preokupimi të rëndësishëm për stabilitetin e vendit, duke preçizuar se i ka kërkuar me urgjencë Kreut të Shtetit, që të votohen në Parlament masat antikrizë të kërkuara nga Evropa.

Ndërkohë zyra e shtypit e Presidentit Napoletano, bëri me dije përmes një komunikate për mediat se pasi kryeministri të paraqesë dorëheqjen e tij, atëherë presidenti italian do të nisë konsultimet me të gjitha forcat politike, të mazhorancës dhe opozitës për qeverinë e re dhe zgjedhjet e parakohshme.

mit/NOA

KOMENTE