English

Pipa Middleton, shitet si kukull

Londër, 8 nëntor 2011, NOA- Më parë gjatë martesës së motrës së saj Kate Middleton, ajo njohu njerëzit me anën e saj B, perfeksionin.

Më pas u bë mbretëresha e faqeve të Gossip duke u njohur në gjithë botën. Tashmë Pipa Middleton, kunata e Princit Uilliam të Anglisë, është edhe një barbi, pasi kukulla me karakteristikat e saj është në shitje online në dyqanet amerikane.

Kompania që prodhoi kukullën është Herobuilder, ndërmarrje që edhe në të shkuarën ka prodhuar personazhe nga më të diskutuarit të momentit që nga Sarah Palin e Hillary Clinton, nga Barack Obama te Osama Bin Laden.

Gjithsesi pas suksesit të fituar nga e motra, mbretëresha e ardhshme e Anglisë, nuk mund të mungonte kukulla e Pippa Middleton e shquar për të pasmet e saja.

a.y/NOA

KOMENTE