Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi: Raporti i Progresit, orientues për reformat
English

Thaçi: Raporti i Progresit, orientues për reformat

Prishtinë, 8 nëntor 2011, NOA- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në fjalën e tij në Parlament, duke komentuar Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën, u shpreh se ky Raport i Progresit, nuk duhet të jetë një debat elektoral, por përmbajtjesor, substancial dhe i bashkëpërgjegjshëm për të ardhmen.

“Raporti si i tillë është pasqyrim i progresit dhe sfidave në Kosovë, brenda periudhës një vjeçare, njëherësh është udhërrëfyes për institucionet e Kosovës, në implementimin e agjendës evropiane. Sfidat e Raportit të Progresit janë në përputhje të plotë me prioritetet e Qeverisë së Kosovës, të cilat prioritete ne i trajtojmë përmes Planit të Veprimit për Partneritet Evropian, dhe dokumenteve tjera strategjike”, u shpreh Thaçi.

Ai tha se Kosova ka hyrë në një fazë të re në procesin e integrimit, dhe se po përpiqet që kjo fazë të trajtohet me ngritjen e nivelit institucional, që merret me procesin e integrimit.

Sipas tij, sfidat që dalin nga Raporti i Progresit janë prioritet i vazhdueshëm i Qeverisë së Kosovës, për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin e reformave, si përgatitje për integrim në strukturat euro-atlantike.

Kryeministri kosovar nënvizoi se vendosja e marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Europian është objektiv kryesor i Kosovës, dhe si të tillë i mirëpret udhëzimet e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave dhe avancimit të raporteve tregtare me BE-në.

Kreu i qeverisë kosovare theksoi ndër të tjera se, “Raporti i Progresit do të shërbejë si dokument orientues për Qeverinë e Kosovës në vazhdimin e reformave të gjithëmbarshme sektoriale, me qëllim të përshpejtimit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Mund të ndajmë debatin edhe në tri pjesë, sa i përket ekzekutivit, sa i përket drejtpërdrejtë legjislativit, nga se është një kapitull i gjerë për punën e legjislativit në Raportin e Progresit dhe gjithashtu sa i përket reformave në drejtësi. Por, të mos përzihen kompetencat dhe në asnjë rrethanë të mos pretendohet të ndikohen pushtetet nga njëra-tjetra. Natyrisht që bashkëveprim po, por pushtetet janë të ndara”.

a.y/NOA

KOMENTE